Inteligjencat e Shumëfishta
Studiuesi i psikologjisë së edukimit në Universitetin e Harvardit, H. Gardner, në vitin 1983 formuloi teorinë e tij lidhur me inteligjencën, të cilën e emërtoi Teoria e Inteligjencave të Shumëfishta (Theory of Multiple Intelligences). Me këtë teori në vend të testeve psikometrike, siç është IQ, Dr. Howard Gardner propozonte inteligjenca të ndryshme që të japin një gamë më të gjerë të potencialit njerëzor, tek fëmijët dhe të rriturit. Këto inteligjenca janë:
Disa aktivitete klase që përkojnë me inteligjencat e shumëfishta
Mësimdhënësit shpesh janë para një dileme gjatë planifikimit mësimor; çfarë aktivitetesh të përzgjedh për këtë klasë apo për këtë grup nxënësish në mënyrë që t’i aktivizoj maksimalisht nxënësit në mësim?
Një formë e përshtatjes së aktiviteteve për nxënës është njohja e inteligjencave të tyre. Pra, qëllimi i identifikimit të inteligjencave të shumëfishta për mësimdhënësin (kujdestarin, mësuesen/in e klasës etj.) është që nxënësve t’u përshtat aktivitetet mësimore sipas inteligjencave dominuese në klasë. Secili nxënës është i veçantë, prandaj secili ka qasje të mësuarit ndryshe nga të tjerët, bazuar në inteligjencat e theksuara të tij/saj, interesat, qëndrimet për mësimin. Nxënësit të cilët posedojnë inteligjenca të njejta mund të grupohen dhe të përshtaten aktivitetet sipas grupeve. Kështu secili nxënës participon në aktivitetet relevante për të.
Nxënësit me inteligjencë të lartë verbale/linguistike janë të shkathtë në të shkruar dhe në të folur. Prandaj për këtë grup nxënësish propozohen aktivitete si:
Nxënësit që kanë inteligjencë matematike / logjike janë mendimtarë logjikë që kënaqen në njohjen e problemeve. Aktivitetet në klasë që përkojnë me këtë lloj të inteligjencës përfshijnë:
Aktivitetet në klasë për të nxjerrë në pah inteligjencën hapësinore përfshijnë:
Nxënësit kinestetikë e duan lëvizjen. Ata shpesh janë fëmijë shumë fizikë dhe nganjëherë atletë të talentuar. Aktivitetet për nxënësit kinestetik përfshijnë:
Nxënësit ndërpersonal janë ata fëmijë që punojnë mirë në bashkëpunim, pëlqejnë krijimin e miqësive dhe raporteve me të tjerët. Aktivitetet për të mësuar nxënës të tillë, përfshijnë:
Nxënësit intrapersonal janë ata që janë shumë të vetëdijshëm për motivet e tyre. Ata shpesh kanë një nivel të lartë vetëdijesimi dhe inteligjencë emocionale[7]. Aktivitetet intrapersonale në klasë përfshijnë:
Natyralistët janë të dashuruar në natyrë dhe kanë interes në shkencat e natyrës. Aktivitetet për nxënësit natyralistë përfshijnë:
Përdorimi i teorisë së 8 inteligjencave për të promovuar të nxënit
Nëse nxënësi ka vështirësi të mësojë, kjo mund të ndodhë sepse aktiviteti mësimor është i përqendruar në një fushë me të cilën nuk është relative për të. Mësimdhënësi në klasë dhe prindërit në shtëpi mund të krijojnë aktivitete që mund të ndihmojnë fëmijën që të jetë më i suksesshëm duke u zhvendosur në stilin unik të tij të të mësuarit. Ju nuk keni nevojë të mësoni në tetë mënyra njëherësh, thjesht shikoni se cilat janë mundësitë dhe pastaj vendosni se cilat rrugë të veçanta ju interesojnë (përkojnë më së tepërti me nxënës), ose duket se janë mjete më efektive për mësimdhënie ose mësim. Si mësimdhënës, është e dobishme të mendoni për mënyrat e ndryshme që mund të paraqiten dituritë në klasë, sikundër që nuk preferohet që nxënësit të klasifikohen si “tip specifik i të nxënit” pavarsisht inteligjencës së lindur apo të fituar. /ARTMESIMI.COM/
Burimet :
[5]https://www.google.com/search?q=metronome&rlz=1C1GCEA_en__841__841&oq=metronome+&aqs=chrome..69i57j0l5.8710j0j4&sourceid=chrome&ie=UTF-8
[6] https://www.youtube.com/watch?v=73qJtSdXR8Y
[7]Karakteristikat e inteligjencës emocionale:
https://www.youtube.com/watch?v=OZOI9kKuA4I