Shkolla është institucion edukativ, në të cilin nxënësit zhvillojnë të gjithë potencialin e tyre.
Për të zhvilluar potencialin fizik, intelektual dhe social të fëmijëve dhe nxënësve, shkolla aplikon disa aktivitete edukative, siç janë:
- Mësimi – proces dhe veprimtari e organizuar, e mbështetur në shkencë, e udhëhequr në mënyrë profesionale nga mësimdhënësi , në bashkëpunim dhe pjesmarrje të nxënësit, në të cilin proces nxënësit fitojnë njohuri dhe zhvillojnë shkathtësi jetësore.
- Veprimtaritë/aktivitetet jashtëkurrikulare – Aktivitete të strukturuara mësimore bazuar në planifikim, udhëhequr në mënyrë profesionale nga mësimdhënësit lëndor, edukatorët apo mësuesit klasorë¸ si për shembull:
- Veprimtaritë prodhuese – grupet e novatorëve për projektime të risive në shkencë dhe teknologji;
- Grupet/ekipet/klubet mësimore të nxënësve, në kuadër të lojërave sportive të futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, shenjëtarisë, notit, rrëshqitjes artistike në akull, hokejit në akull dhe në bar, vaterpollos, tenisit, ping-pongut etj.;
- Aktivitetet dhe grupet kulturore-artistike: letrarët e rinj, seksioni i aktrimit, valleve etj. ;
- Aktivitetet e lira dhe shoqatat e nxënësve;
- Vizitat në muze, librari, parqe, në monumente natyrore dhe monumente historike, në institucione, në galeri, në teatër etj.;
- Festimet në data të veçanta;
- Diskutime me mysafir të ndryshëm të fushës së artit, shkencës, edukimit etj.;
- Puna në projekte që përkojnë me moshën e fëmijës dhe nivelin e shkollimit;
- Ekspozitat artisitke;
- Lojërat, koret, revistat e shkollës;
- Puna vullnetare;
- Shërbimet për bashkësinë (ndihma për personat në nevojë, mbrojtja e mjedisit etj.).
Burimi:
Riza B., “Pedagogjia shkollore”, Prishtinë, 2005.
MASHT, “Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës (Klasat 0, I, II, III, IV dhe V), Prishtinë, 2016.
MASHT, “Kurrikula Bërthamë e arsimit të mësëm të ulët të Kosovës (Klasat VI, VII, VIII dhe IX), Prishtinë, 2016.
MASHT, “Kurrikula Bërthamë e arsimit të mësëm të lartë të Kosovës (Klasat X, XI, XII), Prishtinë, 2016.
/ARTMESIMI.COM/
Lexime:
1,351