Ndërgjegjësimi i prindërve për sjelljet pozitive dhe ato negative të fëmijëve të tyre mund të jetë një mjet i fuqishëm menaxhimi për dy arsye. Së pari, prindërit kanë një interes të fortë dhe të vazhdueshëm për gjendjen fizike, emocionale dhe mirëqenien akademike të fëmijëve të tyre. Thënë thjesht, prindërit duan që fëmijët e tyre të kalojnë mirë në shkollë. Asnjë prind nuk e dërgon një fëmijë jashtë shtëpie, që fëmija të ketë një përvojë të keqe. Së dyti, prindërit janë të rriturit, më domethënës (të rëndësishëm), në jetën e një fëmije. Sipas mendjes së një fëmije, dëshira për miratimin e prindërve është tejkalon larg dëshirën për miratimin e mësimdhënësit. Prandaj, mësimdhënësit, si menaxherë efektiv në klasë, duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me prindërit, njerëzit më me ndikim në sjellje në jetën e nxënësve.
Rekomandime praktike në klasë:
Ndërgjegjësimi i prindërve për sjelljen e fëmijëve të tyre
Të “fillosh mbarë”, duke kontaktuar prindërit në fillim të vitit, ose mbase para se të fillon viti shkollor, krijon një themel të mirë në marrëdhëniet pozitive me prindërit. Disa forma të ndërgjegjësimit prindëror propozohen:
Telefonatat. Të cilat aplikohen për aprovim të sjelljes së nxënësve apo parandalimin e sjelljes së pa dëshiruar.
Takimet me prindër të nxënësve problemor.
Mbledhjet me prindër (të gjithë klasës).
Takimet me prindër të nxënësve të talentuar.
Takimet me prindër të nxënësve me nevoja të veçanta apo me vështirësi në të nxënë.
Ditari i komunikimit me prindër. /ARTMESIMI.COM/