Bullizmi – llojet dhe shkaqet
Pasi që është fenomen mjaft i përhapur në ditët e sotme edhe në hapësirat tona, vlenë të përmenden disa karakteristika të tij. Bullizmi është formë sulmi në pafajsinë e më të voglit ose më të dobëtit, me qëllim që të shkaktojë shqetësim dhe siklet në viktimë (Sandoval, 2001, fq.105) . Ngacmimi mund të jetë prezent në punë, shtëpi, rrugë, madje edhe në shkollë, bile prej që ekziston ajo si institucion, sipas (Smith&Sharp, 1994, cituar në Sandoval, 2001).
Sa lloje të ngacmuesve janë?
Ngacmuesit mund të jenë dy llojësh:
Të parët kanë përmasa fizike më të theksuara së sa të bashkëmoshatarëve të tyre , janë impulsive, provokohen lehtë dhe identifikohen lehtë si bullizues.
Ndërsa ngacmuesit ansioz, nuk kanë vetëbesim, mund të kenë probleme familjare, emocionale apo edhe fizike, të cilët në situatë konfliktuoze nuk nxisin dhunën, por marrin pjesë aktive në dhunë (Sandoval, 2001).
Pra, viktima pasive (ngacmuesi ankthioz/anksioz), është e tërhequr, pa vetëbesim, më e dobët fizikisht , më i/e vogël se bashkëmoshatarët, nuk ankohet (prej frikës nga viktima, turpit apo edhe krijimit të bindjes që edhe prindërit, mësimdhënësit nuk do ta trajtojnë me sukses këtë problem, e që rëndon edhe më tëj vuajtjet psiko-fizike të viktimës) dhe shpesh mund të jetë provokativ dhe agresiv. Pra edhe pse neve na duket që ky fëmijë është ngacmues dhe realisht mund të ngacmoj, ai në të njejtën kohë apo paraprakisht është i ngacmuar/ i bullizuar nga të tjerët, apo ka ndonjë nxitës-stimul psiko-social për ngacmim të të tjerëve, të cilin e përdorë si mekanizëm mbrojtës ndaj ngacmuesit të vërtetë, apo stimujve objektiv. Prandaj duhet kujdes i shtuar & bashkëpunim i mësimdhënësit dhe prindërve që të identofikojnë dhunuesin dhe viktimen. Autorja (D.M.Ross, cituar në Sandoval, 2001) identifikon disa shkaqe të këtij problemi psiko-social:
2) Temperamenti (impulsiviteti, hiperaktiviteti);
3) Ekstrakromozomi Y (djem me një kromozom më tepër Y (XYY) janë të rrallë, andaj sipas Brock & Goode, 1996, cituar në Sandoval, 2001) janë më të padurueshëm, më amoral dhe më agresiv se të tjerët.
© Përshtatur nga: https://artmesimi.com/
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not alloëed to copy, distribute, reproduce in any form ëithout the authorization of the Educational Platform – Artmësimi.