Sipas studjuesve të logopedisë (shkenca që studion çrregullimet e zërit, të folurit, gjuhës dhe komunikimit), çrregulimet e të folurit tek fëmijët, klasifikohen në disa grupe bazë:
- Çrregullimet e nyjëtimit ( çrregullimet në mënyrën se si formohen dhe nyjëtohen disa tinguj në të folur).
- Çrregullimet e ritmit (çrregullimet e raportit – të ritmit kohësor, që ekziston kur shqiptohen disa tinguj në fjalë ose fjalët në fjali, p.sh. belbëzimi – një lloj rrënkimi gjatë të folurit, të folurit e nxituar).
- Çrregullimet e zërit (çrregullimet për shkak të dridhjeve jo normale të tejzave të zërit si dhe për shkak të ndërrimit të parregullt të tonit në organet e të folurit, siç janë: shurdhimi (pazëshmëria) i tingujve, hundërimi – të folurit hundor-nazal etj.).
- Çrregullimet në përdorimin e gjuhës dhe komunikimit ( vështirësitë në të shprehurit e mendimeve të veta dhe në të kuptuarit e të folurit të tjerëve).
Sipas hulumtimeve, në mbarë botën, çrregullimet më të shpeshta të të folurit tw fëmijës, janë ato të nyjëtimit.
/ARTMESIMI.COM/
Burimi: Smilka V. “Të folurit e fëmijës suaj”, 1977, Prishtinë.
Lexime:
329