Sikur të gjithë të tjerët, nxënësit duan të “binden” që të tjerët i kuptojnë, i vlerësojnë dhe i njohin cilësitë, aftësitë, interesat, nevojate tyre unike si dhe personalitetin e tyre. Mësimdhënësit që e kuptojnë këtë me vetëdije gjejnë mënyra për të demonstruar se janë të interesuar për nxënësit dhe kështu ndërtojnë një themel më të fortë për menaxhimin dhe mësimin efektiv të klasës.
Rekomandime praktike në klasë:
Ka mënyra të shumta për të shfaqur interes tek nxënësit si individë, si për shembull:
Zbulimi dhe përfshirja e interesave të nxënësve në jetën shkollore/akademike
Siç e dinë mësimdhënësit efektiv dhe me përvojë, për shumë nxënës, suksesi në shkollë dhe shkalla e angazhimit të tyre në mësim është shumë e varur nga rëndësia, domethënia dhe interesimi për përmbajtjet që mësojnë. Edhe në aspektin intuitiv, kjo ka kuptim, veçanërisht kur bëhet fjalë për koncepte abstrakte që fillimisht duket se nuk kanë fare lidhje me jetën e përditshme. Ka shumë mënyra për të mësuar rreth interesave personale të nxënësëve, përfshirë këtu:
Figura 1.14 është një shembull i një hulumtimi që mund ta përdorni në fillim të vitit për të mësuar rreth interesave të nxënësëve. Disa nxënës janë mjaft verbal dhe të hapur në lidhje me gjërat që pëlqejnë, të tjerët nuk janë. Bërja e pyetjeve për nxënësit është një mënyrë e qartë për të mësuar rreth interesave të tyre, por disa nxënës (ashtu si të rriturit) mund të mos e kuptojnë gamën e plotë të interesave të tyre. Për të mësuar interesat e nxënësëve, ndiqni hapat vijues:
Tabela 1.14
Pyetësor i interesave të nxënsve |
Në fillim të vitit shkollor, është e rëndësishme për mua të mësoj pak për ju. Secili prej nesh është unik/ i veçantë! Faleminderit që më ndihmuat të mësoj më shumë rreth jush. Gjërat që më interesojnë rreth jush janë:
1. Cili është hobi juaj? Nëse po, cilat është ai? (Për shembull, futbolli, tenisi apo ping-pongu? Vizatimi ose pikturimi? Ndërtimi i gjërave?) _______________________________________________________________________________________________________________________________________________________. 2. A merrni pjesë në sport? Nëse po, cilin sport? ______________________________________________________________________________________________________________________________________________. 3. A ndjekni ndonjë kurs të çfarëdo lloji? Nëse po, çfarë lloji? (Për shembull, muzikë, art, këndim, komunikim, futboll, gjuhë të huaja etj.) _______________________________________________________________________________________________________________________________________________________. 4. Një person që ju preferoni veçanërisht është ________________ sepse _____________________________________________________________________. 5. Cfarë lloj gjërash keni bërë gjatë verës apo pushimeve që ju kanë pëlqyer? ____________________________________________________________________________________________________________________________________. 6. Cili është libri juaj, loja, filmi apo shfaqja televizive?__________________________ _____________________________________________________________________ ____________________________________________________________________ 7. Nëse do të duhej ta përshkruanit veten tuaj në një fjali ose dy, çfarë mund të thoni që do të ndihmonte një person të mësojë diçka për interesat tuaja personale? __________________________________________________________________________________________________________________________________. 8. Plotësoni secilën nga këto fjali: a. Gjatë kohës së lirë, më pëlqen__________________________________________. b. Një gjë që më pëlqen shumë të bëj me miqtë është__________________________. c. Lënda që më pëlqen më shumë në shkollë është____________________________. d. Më pëlqen më së tepërmi, sepse:_______________________________________. |
Vini re arritjet individuale dhe ngjarjet e rëndësishme në jetën e nxënësve
Një mënyrë tjetër shumë e dobishme për të siguruar që nxënësit të ndjehen të njohur dhe të vlerësuar nga ju, është që të vëreni pjesëmarrjen e tyre në sport, art dhe aktivitete të tjera jashtëshkollore – si dhe ngjarje të rëndësishme familjare – dhe të komentoni siç duhet për këto aktivitete. Këtë mund ta bëni në mbledhje të prindërve si dhe duke komplimentuar nxënësit për angazhimin dhe arritjet e tyre jashtëshkollore.
Bashkëveprimi me nxënësit si individë
Këtu janë disa gjëra që mund të bëni dhe praktikoni në mënyrë që nxënësit të ndjehen të vlerëuar dhe se i njihni ata: