Dita e parë e shkollës është ditë e cila mbetet gjatë në kujtesën e fëmijës.
Për mësimdhënësin është shumë me rëndësi se çfarë mbresash do t’i lë nxënësit në këtë ditë.
Janë disa aktivitete të thjeshta dhe praktike, të cilat mund t’i aplikojë mësimdhënësi për ta bërë sa më interesante ditën e parë të shkollës.
Disa rekomandime për ditën e parë të shkollës:
- Mos jepni detyra shtëpie që në ditën e parë. Këtë mund ta bëni brenda 3 ditëve të para apo brenda javës së parë.
- Mos vendosni rregullat e klasës. Këtë mund ta bëni brenda 3 ditëve të para, deri në javën e dytë.
- Mos dalloni nxënës nga nxënës të tjerë, apo mos veçoni disa nga të tjerët. Rekomandohet që aktivitetet të jenë për të gjithë dhe të aplikohen nga secili nxënës me vetëdëshirë.
- Mos impononi nxënësit të jenë pjesë e aktiviteteve nëse ndonjëri heziton. Në vend të kësaj, mundohuni të kuptoni se përse nxënësi iu shmanget ndonjë aktiviteti.
- Prezantoni vetën, duke… :
- Përshëndetur ngrohtë dhe pritur me buzëqeshje secilin nxënës.
- Orientuar secilin nxënës për në klasë apo ulëse.
- Bërë prezantim bindës se kush jeni ju për nxënësit dhe përse jeni i rëndësishëm për ta. Përse është e rëndësishme shkolla, kopshti dhe si arrihet sukses në to.
- Shpalosur përvojat më të mira me nxënës të gjeneratave të mëhershme.
- Prezantuar gjërat më të mira të cilat ju identifikojnë si mësimdhënës, si edukimi, mësidmdhënia e mirë, barazia për të gjithë etj.
- Respektuar moshën e fëmijëve/nxënësve, kohën e prezantimit dhe nivelin e kuptimit që kanë.
Brenda javës së parë mund të merrni një “informacion kthyes” të nxënësve, lidhur me atë se çfarë dinë për ju.
- Kuptoni më tepër për nxënësit tuaj dhe krijoni një mjedis interaktiv dhe të rehatshëm për nxënës, përmes disa aktiviteteve, si:
- Aktivitete prezantimi – video animacione me mesazhe edukative për shkollën dhe klasën.
- Aktivitete leximi të ndonjë pjesë libri, tregimi apo poezie, të përshtatshme për moshën dhe nivelin e nxënësve.
- Lojë me top
Gjithçka që ju nevojitet për këtë aktivitet është një top dhe një shënues/marker. Shkruani disa pyetje të rastësishme në një fletë A4, ndërsa në top vendosni numrat e pyetjeve. Disa shembuj të pyetjeve:
Çfarë po ju pëlqen më së tepërmi në ditën e parë të shkollës?(1)
Çfarë ngjyre është furça juaj e dhëmbëve?(2)
Cili eshte filmi vizatimor i preferuar? (3)
Cili është sporti yt i preferuar?(4)!
Sa vëllezër e motra keni?(5)
Trego emrin tuaj!(6)
Cila është ëmbëlsira juaj e preferuar?(7)
Cila eshte kafsha juaj e preferuar ?(8)… e kështu me radhë.
Formoni një rreth me nxënës dhe hidhini topin radhazi. Numrin që prek gishti tregues i dorës së djathtë të nxënësit, është pyetja që ai duhet t’i përgjigjet.
Të gjithë i duan m&m -të. Përveç ngrënies së tyre, ju gjithashtu mund t’i përdorni ato për një mësim argëtues në shkollë. Vendosni m&m-të në disa gota, ndërsa nxënësit symbyllur duhet të zgjedhin një m&m dhe të tregojnë një histori ose t’i përgjigjen pyetjes. Çdo ngjyrë përfaqëson kuptimin e vet.
Pyetja e mësueses për nxënësin: Na thuaj diçka:
E kuqe: për familjen tënde
Portokalli: që ju dini ta bëni mirë
E verdha: për fëmijërinë tuaj
E kaltër: rreth lojës tuaj të preferuar
E kaftë: që shiqoni apo dëgjoni për çdo ditë
E gjelbër: për ditën e sotme
… sigurisht që nxënësit hanë m&m- të pasi të përfundojnë pyetjet.
Secili nxënës shkruan në një copë fletë një informacion rreth tij dhe e vendos brenda në balonë. Nxënësit fryejnë dhe hedhin balonat lart, të cilat do të bien në mes të rrethit të formuar nga nxënësit. Pastaj, një nga një, pëlcisni balonat dhe së bashku me nxënës kuptoni se kujt i përket secili informacion. (për klasat 2-5)
- Nxitni komunikimin duke parashtruar pyetje që krijojnë atmosferë mikpritëse dhe akomodojnë nxënësit. Disa shembuj të pyetjeve sipas niveleve:
Parashkollor
- Nëse do të ishit të padukshëm për një ditë, çfarë do të bënit?
- Cila është loja juaj e preferuar për të luajtur?
- Nëse mund të luani me vetëm një lodër këtë vit, cila do të ishte?
- Nëse mund të shpikni ndonjë gjë, çfarë do të shpiknit?
- Cila është gjëja juaj e preferuar për të bërë me familjen tuaj gjatë verës?
- Pse të pëlqen të jesh fëmijë?
- Cila është ëmbëlsira juaj e preferuar dhe kur e hani zakonisht?
- Cila është një gjë që dëshironi të mësoni se si të bëni dhe pse ?
Shkollë Fillore
- Nëse do të mund të fitonit një medalje ari olimpike në ndonjë sport, çfarë do të zgjidhnit?
- A preferoni të mos përdorni kompjuterin për një vit apo të mos lejoheni të hani ëmbëlsirë për një vit?
- A do të preferonit të shkonit në një safari afrikan apo në një lundrim në oqean?
- A do të preferonit të kalonit gjithë ditën në lëndën e matematikës apo leximit?
- Nëse do t’i jepnit një dhuratë secilit fëmijë në botë, çfarë do t’i jepnit?
- Cila është fjala më e gjatë që dini?
- Cili është ushqimi juaj i preferuar për festa?
- A do të preferonit të kalonit gjithë ditën duke mësuar një gjë që ju pëlqen ose të bëni detyra shtëpie shumë të lehta për një lëndë që nuk ju pëlqen?
- A do të preferonit t’iu plotësohen tre dëshira gjatë pesë viteve apo vetëm një dëshirë tani?
Shkollë e Mesme e Ulët
- Nëse do të kishit një orë shtesë “kohë të lirë” çdo ditë, si do ta kalonit atë?
- Cili është talenti juaj i fshehur?
- Cili është citati/thënia juaj e preferuar?
- Cila ishte lodra juaj e preferuar e fëmijërisë?
- Nëse do të ishit bllokuar në një ishull të largët, kush do të donit të ishte me ju?
- Nëse do të mund të shkonit në pushime kudo në botë, ku do të shkonit?
- Nëse do të ishe milioner, cila është gjëja e parë që do të bëni?
Shkollë e Mesme e Lartë
- Nëse do të kishit 15 minuta famë, çfarë do të bënit?
- Nëse do të mund të jetonit kudo në botë, ku do të jetonit?
- Nëse mund të zgjidhnit një nga problemet më të mëdha në botë, cilin do të zgjidhnit?
Referencat:
https://www.weareteachers.com/first-day-of-school-traditions/
https://atutor.ca/first-day-of-school/
https://www.bookwidgets.com/blog/2017/08/15-creative-lesson-ideas-for-the-first-day-of-school
https://www.maryville.edu/cse/wp-content/uploads/sites/62/2016/09/Icebreakers-Team-Builders.pdf
https://www.signupgenius.com/school/first-day-school-icebreakers.cfm
/artmesimi.com/
Lexime:
1,704