(Disa momente interesante për fëmijën rreth ditës së parë të shkollës…)
Dita e pare e shkollës është e pa harrueshme për fëmijën. Kjo ditë e mbush fëmijën me harmoni dhe emocione gëzimi.
Kësaj dite i paraprijnë përgatitje dhe mendime imagjinare, të fëmijës, për mësuesen/in e parë dhe shkollën. “A thua se si do të jetë mësuesja ime?” Po klasa, shokët dhe shoqet, si do të jenë?
Përgatitjet bëhen me kujdes dhe kohë, duke kontrolluar çantën shpesh për lapsa, ngjyra e fletore.
Fëmija zgjohet herët në mëngjes dhe me kënaqësi pret momentin e nisjes për në shkollë,
…madje zgjon fëmijët tjerë nga gjumi.
Prindërit me plot emocione shoqërojnë fëmijën për në shkollë.
Momenti i takimit me mësuesin e parë.
Është koha e mësimit të organizuar dhe kujdesit për hapsirën e fëmijës.
Pas disa vite aktivitete në shtëpi bashkë me nënën, tani vjen koha e pavarësimit të fëmijës në detyra dhe mësime.
Momente socializimi dhe orientimi në punë dhe mësime.
Fëmija ia del të zë hapin sikur gjithë nxënësit e klasës.
Kështu fëmija ditën e parë të shkollës/mësimit e përfundon me sukses së bashku më klasën.
Referencat:
Abetare e gjuhës shqipe
Vera R. Vera’s First Day of School .1999.
/ARTMESIMI.COM/