Fillimi dhe mbarimi i mirë i orëve mësimore ndihmon nxënësit të dinë se çfarë pritet nga ta. Është një mënyrë për të forcuar ndjenjën se klasa është një vend për të mësuar.
Rekomandime praktike në klasë
Ashtu si rregullat dhe procedurat, mënyrat specifike me të cilat mësimdhënësit fillojnë dhe mbarojnë ditën ose pushimet e shkurtëra dhe të gjata, ndryshojnë. Menaxhimi i klasës përmirësohet kur mësimdhënësit krijojnë rutina që komunikojnë rend dhe mësim në të njëjtën kohë. Në veçanti, rekomandohen strategjitë e mëposhtme:
• Të filluarit me një ekuilibër të të mësuarit dhe”Administrata”;
• Vendosja e veprimtarive të përbashkëta që forcojnë unitetin e klasës;
• Përfundimi me aktivitete që forcojnë të mësuarit dhe disiplinën.
Të filluarit me një ekuilibër të të mësuarit dhe “Administrata”
Fillimi me një ekuilibër të të mësuarit dhe atij “administrues”është krijimi i shprehive në të shkruarit e orës, të shkruarit e mungesave, kontrollimit të detyrave , të cilave studiuesit e pedagogjisë iu referohen si “administrativia”.
Për të shfrytëzuar sa më shumë kohën e mësimit ju mund ta filloni ditën/orën duke u dhënë nxënësve një mundësi për të vendosur kriteret e suksesit të mësimit për orën e caktuar, bazuar në planifikim. Siç vërejmë në Hapin 3, “Marrëdhëniet mësimdhënës-nxënës”, kjo qasje përcjell gjithashtu idenë që ju interesoheni për interesat e nxënësve dhe qëllimet personale të tyre.
Shumë mësimdhënës efektiv u japin nxënësve aktivitete “sfungjeri”(spong activities)[1] kryesisht në fillim të orës apo për të minimizuar boshllëqet brenda orës. Shumë aktivitete “sfungjeri” janë krijuar për të ndihmuar nxënësit të rishikojnë mësimin e tyre të mëparshëm ose të aktivizojnë njohuritë në bazë, pasi mësojnë diçka të re.
Në varësi të nivelit të nxënësve përmbajtjes që mësohet, ju mund ta filloni ditën me shkrim ditari, enigma, probleme të matematikës, ngacmuesit e trurit ose stuhi të mendimeve. Aktivitetet e “sfungjerit” janë aq të larmishme sa vetë mësimdhënësit. Sidoqoftë, aktivitetet duhet të jenë domethënëse dhe të lidhura me rezultate të të nxënit apo kompetenca.
Këtu keni disa aktivitete pa ndonjë rënditje të veçantë:
Vendosja e veprimtarive të përbashkëta që forcojnë unitetin e klasës
Shumë mësimdhënës e fillojnë ditën me aktivitete që krijojnë dhe forcojnë ndjenjën e bashkësisë dhe unitetit midis nxënësve.Nxënësit që mendojnë se janë pjesë e një komuniteti të nxënësve, të cilët kanë përvojën e “të qenurit bashkë”, ka më shumë të ngjarë të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve sesa e problemit.
Tabela 1.4.
Fillimi i ditës/orës Shembull |
· Mësimdhënësi përshëndet sicilin nxënës
· Nxënësit janë në qetësi për një kohë të shkurtër, ndërsa mësimdhënësi pas procesit administrativ, shpejt merr nën kontrollë/përkujdesje klasën, ndalet tek banka e secilit nxënës për të parë reagimin e secilit nxënës për sjelljen dhe performancën akademike për atë orë. · Mësimdhënësi vazhdimisht i rikujton nxënësit që ata janë pjesë/faktor e rëndësishme e shkollës dhe janë të mirëseardhur dhe nën përkujdesin e shkollës në këtë rast. |
Përfundimi me aktivitete që forcojnë mësimin dhe disiplinën
Si aktivitete për fillimin e ditës ose aktivitetet e mbarimit — kur përdorennë mënyrë të vazhdueshme – të ndihmojë në krijimin e klasës si njëmjedis i parashikueshëm për të mësuar. Ka shumëllojshmëri mënyrash për t’i dhënë fund ditës ose orës mësimore, siç janë detyrat e shtëpisë, pyetje-përgjigje, reflektim në të mësuarose duke kujtuar nxënësit për largimin e letrave nga dyshemeja. Kujdestarët e klasave, në veçanti, mund të përdorin këtë kohë për të forcuar zakonet e mira, siç janë asekte të higjienës së klasës dhe ruajtjen dhe kujdesin ndaj godinës dhe materialeve/mjeteve shkollore. Mësimdhënësit gjithashtu e përdorin shpesh këtë kohë për të rishikuar detyrat e shtëpisë. Për të forcuar zakonet e mira të studimit, mund të krijoni një listë të përkujtuesve ose udhëzuesve të shkurtër të detyrave të shtëpisë, siç janë ato të paraqitura në tabelën 1.5. Një qasje e zakonshme është që t’u kërkoni nxënësve të bëjnë një aktivitet shkrimi reflektues për ato që mësuan atë ditë, pastaj çiftohen dhe shkëmbejnë ato që kanë shkruar. Një mënyrë për të zgjatur këtë proces është t’i kërkoni palës që të shkruajnë pikat kryesore që mësuan atë ditë në një kartelë shënimesh dhe t’i kthejnë ato tek ju. Nxënësit gjithashtu mund të shënojnë pyetje ose shënime të shkurtra rreth gjërave për të cilat ata duken konfuze ose të paqarta, ose diçka për të cilën do të donin të mësonin më thellë.
Tabela 1.5.
Rikujtimi i detyrave të shtëpisë |
• Planifikoni një kohë për detyrat të shtëpisë.
• Merrni në shtëpi gjithçka që ju nevojitet për të bërë detyrat e shtëpisë. • Zgjidhni një vend të qetë studimi(pak orendi, hapësirë dhe ndriçim të mjaf.) • Lexoni dhe ndiqni të gjitha udhëzimet. • Bëni punën tuaj mjeshtërisht dhe me kujdes. • Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë, por bëni punën vetë. • Mbani detyrat e shtëpisë tuaj në një vend të veçantë. • Sjellni detyrat e shtëpisë tuaj me kohë në klasë. |
/ARTMESIMI.COM/
[1]Madeline Hunter- ideatore e aktiviteteve
[2]https://www.whatihavelearnedteaching.com/80-sponge-activities/#comments