RRETH NESH
ART MËSIMI është një platformë edukative në Kosovë, e cila ju ndihmon të :
- Kuptoni artin e mësimdhënies dhe mësimnxënies efektive dhe shumëçka që lidhet me të.
- Gjeni produkte edukative, si materiale didaktike etj
- Zbuloni dhe njihni nga afër mundësitë e shumëta të qendrave edukative-arsimore në Kosovë, si qendra të kurseve, shkolla, kopshte, librari etj.

60
Artikuj edukativ profesional
Zbuloni artikuj të ndryshëm edukativ me tema të rëndësishme edukative
9
Qendra edukative
Zbuloni qendra edukative të rëndësishme për edukim dhe shkollim të shek. 21.
A është Platforma Artmësimi e duhur për ju?
Jeni nxënës
Ju doni të mësoni gjëra interesante lidhur me mësimnxënien e lehtë dhe bashkëkohore, të gjeni materiale didaktike të përshtatshme për mësim, të gjeni qendra të kurseve apo shkolla zanati të përshtatshme për ju, si dhe të mësoni përmes kompjuterit/në formë elektronike.
Jeni student
Ju doni të gjeni artikuj interesant të pedagogjisë bashkëkohore dhe të zbuloni mundësi të shumëta që ofrojnë qendrat edukative në Kosovë, përfshirë mundësitë e punësimit në to.
Jeni edukatorë, mësues klasorë apo mësimdhënës lëndorë
Ju doni të zbuloni metodologji bashkëkohore të mësimdhënies,
metoda dhe teknika praktike të mësimdhënies,
si dhe materiale didaktike të përshtatshme për ju
Jeni mësues inovator dhe prodhoni materiale didaktike
Punoni vetë materiale didaktike dhe dëshironi t'i promovoni ato tek klientët tuaj
Jeni prind
Doni të gjeni kopshtin e përshtatshëm për fëmijën tuaj, qendrën e duhur të kurseve të gjuhëve apo shkathtësive/zanateve, apo materiale të përshtatshme didaktike për fëmijën tuaj
Jeni kopsht
Doni të vendosni kopshtin tuaj në platformën që ka audiencë prindër, edukatorë, nxënës e mësimdhënës në Kosovë dhe të tregoni se çka ju veçon juve si kopsht edukativ dhe përse prindërit duhet të ju përzgjedhin juve
Jeni qendër e kurseve
Keni kurse të gjuhëve, kurse të zanateve, kurse të teknologjisë dhe inovacionit etj., dhe doni ta promovoni kursin e juaj në platformën që ju gjejnë më lehtë, nxënësit, studentët dhe prindërit
Jeni librari
Doni të vendosni librarinë e juaj dhe produktet e juaja në platformën e cila ka audiencë prindër, edukatorë, mësues, nxënës e studentë në Kosovë
Abonohu në webfaqe
Abonohuni në ARTMËSIMI per t’u informuar me ofertat dhe artikujt e fundit përmes adresës elektronike.