Bazuar në taksonominë e Bloom-it, kategoritë e fushës njohëse (kognitive) janë gjashtë, secila prej tyre identifikohet përmes nivelit të pyetjeve relevante. Këto nivele të të njohurit mund të synohen përmes rezultateve të të nxënit të orës mësimore dhe parashtrimit të pyetjeve adekuate ndaj nxënësve.
Pyetjet e nivelit të parë: Niveli i Njohurive/Njohjes
Në këtë nivel kërkohet mbamendja e përmbajtjeve të mësuara më parë, duke kujtuar fakte, terme, koncepte dhe përgjigje bazë.
|
Fjalët kyqe të rezultateve të të nxënit të orës mësimore:
Zgjedh | Ndesh | Kujton |
Rëndit | Përcakton | Germëzon |
Eliminon | Emërton | Përzgjedh |
Gjenë | Klasifikon | Shfaq |
Shembuj të pyetjeve për të arritur rezultetet e nivelit të parë:
Çfarë është…? | Si ndodhi…? | Si do ta tregonit … |
Kush ishte…? | Kur ndodhi…? | Kush ishte … kryesore ? |
Si është…? | Pse e bëri…? | Cila…? |
Ku është…? | Në ç’rrethana ndodhi…? | Si do ta përshkruanit …? |
A mund të kujtohet …? | Mund të zgjidhni …? | A mund t’i rëndisni pesë …? |
Pyetjet e nivelit të dytë: Niveli i të kuptuarit
Ky nivel demonstron kuptimin e fakteve dhe ideve duke organizuar, krahasuar, përkthyer, interpretuar, duke dhënë përshkrime dhe duke deklaruar idetë kryesore. |
Fjalët kyqe të rezultateve të të nxënit të ores mësimore:
Krahason | Thekson dallimin (kontrasti) | Demonstron |
Interpreton | Sçaron | Skicon |
Vazhdon | Ilustron | Konkludon |
Lidh | Parafrazon (Riformulon) | |
Shfaq | Klasifikon | |
Përkthen | Përmbledh |
Shembuj të pyetjeve për arritjen e rezultateve të të nxënit për këtë nivel:
Cila është ideja kryesore e …?
|
Si do ta krahasonit …?
|
Çfarë mund të thuash për …?
|
Cilat fakte apo ide tregojnë …?
|
Si do të dallonit …?
|
Cila është përgjigja më e mirë?
|
A mund të shpjegoni se çfarë po ndodh …?
|
Vendosni fjalët tuaja …
|
Si do ta përmblidhni …?
|
Çfarë do të thotë …?
|
Si do ta rishkruanit kuptimin e …?
|
Cilat deklarata mbështesin …? |
Si do ta klasifikonit llojin e …?
|
Pyetjet e nivelit të tretë: Niveli i të zbatuarit
Në këtë nivel zgjidhen problemet në situate të reja duke aplikuar njohuritë e fituara, faktet, teknikat dhe rregullat në një mënyrë tjetër |
Fjalët kyqe të rezultateve të të nxënit të ores mësimore:
Identifikon | Zgjedh | Organizon | |
Bisedon | Përdor | Aplikon | |
Zgjidh | Modelon | Zhvillon | |
Eksperimenton | Konstrukton | Planifikon | Ndërton |
Shembuj të pyetjeve për arritjen e rezultateve të të nxënit për këtë nivel:
Si do ta përdorni …?
|
Si do ta zgjidhni _____ duke përdorur atë që keni mësuar?
|
Si do ta zbatosh atë që mësuat …?
|
Si do ta aplikoni …?
|
Si do të organizonit _____ për të treguar …?
|
Në çfarë mënyre tjetër do të planifikoni të …?
|
Çfarë do të ndodhte nëse …?
|
Si do ta tregonit kuptimin tuaj për …?
|
Cilat fakte do të zgjidhni për të treguar …?
|
Cilat pjesë do të zgjidhni të ndryshoni …?
|
Çfarë qasje do të përdorni për të …?
|
Çfarë pyetje do të pyesni në një bisedë me …?
|
Pyetjet e nivelit të katërt: Niveli i analizës
Shqyrtohet dhe ndahet informacioni në pjesë duke identifikuar motivet ose shkaqet. Bëhen konkluzione dhe gjenden dëshmi për të mbështetur përgjithësimet |
Fjalët kyqe të rezultateve të të nxënit të ores mësimore:
Analizon | Konkludon | Tregon raportet |
Zbulon | Klasifikon | Përcakton vlerën |
Thjeshtëzon | Bëhet pjesë në … | Thekson kontrastin |
Tregon motivin | Teston | Supozon |
Kategorizon | Veçon | Punon |
Shqyrton me imtësi | Krahason | Kontrollon |
Gjen ndryshimin | Jep mesazhin |
Shembuj të pyetjeve për arritjen e rezultateve të të nxënit për këtë nivel:
Pse mendon që…?
|
Çfarë konkluzioni mund të bëni …?
|
Cila është marrëdhënia midis …?
|
Cilat janë pjesët ose tiparet e …?
|
Çfarë konkluzionesh mund të nxjerrni …?
|
A mund të bëni një dallim midis …?
|
Si lidhet _____ me …?
|
Si do ta klasifikonit …?
|
Cila është funksioni i …?
|
Cili motiv është …?
|
Si do ta kategorizonit …?
|
Cilat ide justifikojnë …?
|
Mund të listoni pjesët …?
|
Çfarë dëshmish mund të gjesh …?
|
Pyetjet e nivelit të pestë: Niveli i sintezës
Përpilimi i informacionit të plotë (njëherësh) duke kombinuar elementet në një model të ri apo duke propozuar zgjidhje alternative. |
Fjalët kyqe të rezultateve të të nxënit të ores mësimore:
Ndërton | Zgjedh | Kombinon | Grumbullon | Kompozon |
Konstrukton | Sajon | Skicon(Dizajnon) | Formon | Ndryshon |
Formulon | Imagjinon | Shpik | Zgjidh problemin | Llogarit |
Planifikon | Parashikon | Propozon | Ndrysh on | Nis-Fillon |
Supozon | Diskuton | Modifikon | Maksimizon | Jep zgjidhje |
Zhvillon | Përshtat | Minimizon | Qëllon | Ofron burimin e parë |
Teorizon | Elaboron | Teston | Përgatit | Fshinë |
Shembuj të pyetjeve për arritshmërinë e rezultateve të të nxënit për këtë nivel:
Çfarë ndryshimi do të bënit për të zgjidhur …?
|
A mund të propozoni një alternativë …?
|
Çfarë mund të bëhet për të minimizuar ose maksimizuar …?
|
Si do ta provonit …?
|
Si do të përmirësonit …?
|
Mund të shpikni …?
|
Cfarë mënyre do të dizenjonit …?
|
A mund të formuloni një teori(ide,mendim original) për …?
|
Çfarë do të ndodhte nëse …?
|
Si do tëpërshtatni _____ për të krijuar një tjetër …?
|
Çfarë mund të kombinohet për të përmirësuar …?
|
A mund të mendoni një mënyrë origjinale për …?
|
A mund të elaboroni arsyen e..?
|
Si do ta ndryshonit ose ndryshoni mënyrën e …?
|
Supozoni që keni mundur(arritur) të_____. Çfarë do të bënit …?
|
A mund ta parashikosh rezultatin nëse …?
|
Pyetjet e nivelit të gjashtë: Niveli i vlerësimit
Paraqitja dhe mbrojtja e mendimeve duke bërë gjykime mbi informacionin, vlefshmërinë e ideve ose cilësinë e punës bazuar në një sërë kriteresh. |
Fjalët kyqe të rezultateve të të nxënit të ores mësimore:
Përcakton vlerën | Zgjedh | Konkludon | Kritikon | Vendos |
Mbron | Përcakton | Debaton | Çmon | Heq |
Justifikon | Mat vlerën | Krahason | Shenjëzon | Gjykon |
Rekomandon | Merr vendim | Përzgjedh | Përshtat | Përcakton shkallën |
Përcakton prioritetet | Formon opinion | Interpreton | Sçaron | Gjykon cilësinë |
Përcakton rëndësinë | Përcakton kriteret | Provon | Ndihmon | |
Përcakton ndikimin | Pëcepton | Vlerëson | Vërteton të kundërtën |
Shembuj të pyetjeve për arritshmërinë e rezultateve të të nxënit për këtë nivel:
A jeni dakord me veprimet …?Pse po/jo?
|
A do të ishte më mire nëse …?
|
Çfarë do të citonit për të mbrojtur veprimet e…?
|
Si do t’i jepni përparësi …?
|
Cili është mendimi juaj për …?
|
Pse e zgjodhët karakterin …?
|
Si do ta vlerësonit (jepnit vlerën) …?
|
Çfarë gjykimi do të bënit për …?
|
Cilin do ta aprovoni apo do të kundërshtoni …?
|
Çfarë do të rekomandonit …?
|
Çfarë zgjedhje do të kishit bërë …?
|
Si do të justifikonit..?
|
Cila është vlera e …?
|
Si do ta vlerësonit (në çfarë shkalle do ta vlerësonit) …?
|
Çfarë do të përzgjidhni (selektoni) …?
|
Pse është më mirë …?
|
Burimi: https://www.mrcoley.com – (2019)
https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/taksonomia-e-bloom-it.pdf