Koncepti i shkollës moderne ekziston që nga fillimi i shek XX. Bazohet kryesisht në sistemin e shkollimit perendimor. Orientohet në “të mësuarit duke bërë, apo ngjyrimin praktik të mësimit. Klima e shkollës është bashkëpunuese midis mësimdhënësit dhe nxënësit, arkitektura është e përshtatshme për aktivitete të nxënësve, përfshirë nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, shkolla është e paisur me laboratore dhe punëtori e kabinete të pajisura me mjete konkretizimi që përkasin me tipin e shkollës. Shkenca, teknika dhe inovacioni nuk qëndrojnë larg nga shkolla moderne, ngase ato ndjeken hap pas hapi.
Sipas (Jashar, R. 2008) në vend të ndrydhjes, frikësimit, fyerjes, përqeshjes, përjashtimit të nxënësve nga shkolla, në shkollën cilësore moderne ekziston llogaridhënia, pavarësis e shprehjes së lirë, të nxënit bashkëpunues me bashkëmoshatar e me mësimdhënës, të mësuarit shumëkulturor, thjeshtë të nxënit cilësor dhe rezultate të larta në shkollë, të cilat reflektojnë me të arritura në shoqëri. /ARTMESIMI.COM/