Është shkollë të cilën e karakterizon shkollimi gratis. Kjo nënkupton që prindërit gjatë shkollimit të fëmijës të mos paguajnë pagën shkollore. Në shkollat e obligueshme në Kosovë, sikur gjithandej nëpër botë, nuk paguhet taksë shkollore. Sipas (Jashar R. 2008) shkalla më e lartë e shkollimit gratis është kur fëmijëve iu sigurohen edhe ushqimi dhe transporti pa pagesë. Shkollën publike e karakterizon forma e njejtë e rrjedhës së procesit arsimor në gjithë vendin, bazuar në kalendar të njejtë të punës dhe mësimit, planprogram të njejtë studimi dhe mësimi, si dhe organizim tërësor relativisht i njejtë, në të gjitha shkollat. /ARTMESIMI.COM/