Koha e largimit dhe izolimit. Ndonjëherë përgjigja e duhur për sjelljen e papërshtatshme të një nxënësi, është largimi i nxënësit nga aktiviteti i të nxënit ose nga klasa. Një qasje e zakonshme, veçanërisht në klasat e fillore, është të krijoni një “vend jashtë” klase. Një mësimdhënës, për shembull, ka lënë mënjanë një vend në cep të klasës për këtë qëllim. Mësimdhënësi ka postuar një sërë rregullash dhe pasojash për “shqetësimin e të tjerëve” të renditura si më poshtë:
Menaxhmenti i shkollës gjithashtu mund të lërë mënjanë një zonë jashtë klasës për largimin e përkohshëm nga klasa. Për shembull, një shkollë mund të caktojë një zyrë të vogël afër zyrës së drejtorit ose ndihmës drejtorit apo sekretarit/administratorit të shkollës si një dhomë për largim të përkohshëm nga klasa.
Përmirësimi/Rregullimi. Një strategji tjetër e dobishme është përmirësimi/rregullimi. Me fjalë të tjera, nxënësi duhet të ndihmojë në kthimin e objektit ose mjedisit të prishur nga nxënësi në një gjendje më të mirë sesa ishte më parë. Një avantazh i kësaj qasje është se ndihmon nxënësin të praktikojë një sjellje pozitive. Shembujt e mëposhtëm tregojnë se si mund të përdoren këto strategji:
Klasat 6-9 dhe 10-12
Në këtë shkallë edukimi, strategjitë më efektive të drejtimit bëhen ato që përfitojnë nga nevojat zhvillimore të nxënësve. Gjatë adoleshencës dhe pjekurisë së hershme, nxënësit fillojnë të varen më pak nga të rriturit si figura autoritative, ndërsa varen më shumë nga bashkëmoshatarët dhe miqtë, si mbështetës emocional parësor. Me pak fjalë, nxënësit në klasa 8 dhe 9 bëhen më të pavarur dhe nganjëherë të pakënaqur ndaj ndikimit të të rriturve. Kjo zhvendosje mund të çojë në një rritje të konsiderueshme në deficitit të sjelljes dhe sjellje sfiduese ndaj të rriturve. Kështu që, strategjitë me kosto direkte, që largojnë nxënësit nga bashkëmoshatarët e tyre dhe audienca, përdoren më shpesh.
Për shembull, nxënësit me vonesa kronike mund të caktohen në një sallë studimi/mësimi të mbikëqyrur nga mësimdhnësit, për mësim plotësues apo këshillim për mungesa. Nxënësit që janë vazhdimisht të detyruar ose që refuzojnë të kryejnë punën në klasë duhet të vijnë në shkollë për mësim plotësues. Çdo muaj me fond orësh të përcaktuara nga shkolla. Strategjitë me kosto direkte janë krijuar për të forcuar nxënësit të cilët nuk arrijnë të vetë-rregullojnë sjelljen e tyre në kurriz të të tjerëve. Koha e përjashtimit nga klasa,transferimi në shkollë tjetër dhe dëbimi nga shkolla të gjitha kanë efektin e largimit të nxënësve përçarës nga bashkëmoshatarët e tyre. /ARTMESIMI.COM/