Lojrat në borë dhe me borë janë shumë të dashura për fëmijët, sidomos të moshës së re. Organizatori i lojës, qoftë mësimdhënësi lëndor i edukatës fizike, edukatori apo prindi duhet të kenë në konsideratë moshën e fëmijës dhe interesimin e tij, në mënyrë që të përshtasin lojën për secilin fëmijë apo grup fëmijësh. Për ju do të sjellim disa lojëra interesante të stinës së dimrit.
- LOJËRA ECJESH DHE VRAPIMESH
- “Kapim fjollat e borës”
Fëmijët qëndrojnë ose ecin në oborr derisa është duke rënë borë, ngrejnë kokën lartë dhe presin “flokët-fjollat e bores” me fytyrë, me hundë apo me duar.
- “Shkundim borën”
Fëmijët qëndrojnë ose ecin në borë, pastaj fshijnë rrobat nga borës sa më mirë dhe më shpejtë, në mënyrë që të mos mbetet borë fare në rroba, nga momenti që udhëheqësi i lojës jep shenjë për disa sekonda apo 1 minut.
- “Vijëzojmë”
Fëmijët ecin në borë dhe vijëzojnë me gishta në borë, shkruajnë emrat e tyre, objekte etj.
- “ Grumbullojmë borën “
Me lopata druri të improvizuara ose me dërrasa , sipas detyrës , fëmijët grumbullojnë borën.
- “ Mbajmë borën “
Me kofa , shporta ose arka, fëmijët bartin borën nga një vend në një tjetër .
- “Hapat e gjatë “ – Fëmijët ecin me hapa sa më të mëdhenjë në borë të trashë , të pashkelur dhe secili në drejtim të vet.
- “ Hapim rrugën në borë “ – Fëmijët ecin në borë pa ngritur lartë këmbët ,kështu që hapin rrugën, dmth shtyejnë borën.
- “ Hapat lartë” – Fëmijët ecin në borë duke lënë sa më pak gjurmë . këmbët i ngrenë sa më lartë, që të lënë gjurmë vetëm shputat.
- “Ngjeshim borën” – secili lojtar qendron në zonën e lirë 2m2. Kur jep shenjë drejtuesi , zhvillojnë gara se cili do të ngjeshë sipërfaqe më të madhe për 2 ose 3 metra.
- ”Vrapim mbi topa bore” – Fëmijët bëjnë topa të mdhenj bore me diameter 50 cm dhe i vënë një pas një në vijë. Kur jep shenjë drejtuesi, lojtarët vrapojnë me radhë mbi topa bore , por me kujdes që të mos rrëzohen. Është mirë që topat e borës ti ngrijmë. /ARTMESIMI.COM/
Burimi: Koritnik, M. 2000 lojëra. Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve mesimore
Lexime:
717