- “Vrapimi me mollë” – Fëmijët rreshtohen dhe secili mban në dorën e djathtë një lug me një mollë. Kur drejtuesi I lojës jep shenjë, të gjithë vrapojn duke mbajtur lugën me mollë. Fiton ai që arrin i pari.
- “Vrapim futur në thasë”- Fëmijët rreshtohen njëshkolonë dhe qëndrojnë futur në thasë që lidhen te beli (këmbët në thasë). Pas shenjës së drejtuesit, lojtarët vrapojnë drejt objektivit. Te objektivi, rreth 15 m larg startit (nisjes) ka aq enë me ujë sa ka lojtarë dhe në çdo enë pluskon një mollë. Kur arrijnë, lojtarët, kafshojnë mollën dhe kthehen në start. Janë fitues tre të parët.
- “Rrokullisemi futur në thasë” – Gjithë fëmijët futen në thasë deri në bel dhe thasët i lidhim. Shtrihen në tokë te vija e startit. Kur jepet shenja, rrokullisen drejt objektivit. Tre të parët janë fituesit.
- “Vrapimi me enë uji mbi kokë” – Fëmijët rreshtohen njëshkolonë dhe secili ka mbi kokë një enë me ujë, pa e mbajtur me dorë. Kur jep shenjë drejtuesi, nisen sa më shpejtë drejt objektivit, larg rreth 10-15 m. Fitues janë tre të parët.
- “Vrapim dyshesh me tri këmbë” – Lojtarët ndahën nga dy dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Çdo dyshe lidh këmbët me një spango-litar, por këmben e djathtë te një lojtari dhe të majtën e tjetrit mbi kyqin e këmbës dhe mbi gju. Kur jep shenjë drejtuesi, dyshet vrapojnë drejt objektivit, kështu që këmbën e mesme të dyfishtë e kanë të përbashkët, ndërsa të jashtmet, të lira. Dyshja që arrinë e para fiton shpërblim. Largësia deri te objektivi është rreth 15 m.
- “Ndeshje me kuti konservash” – Gjithë lojtarët qëndrojnë te vija e startit. Mbajnë në dorë shkop rreth 80 cm. Para tyre vëmë një kuti boshe konservash. Kur jep shenjë drejtuesi, të gjithë lojtarët përpiqen që duke goditur kutinë sa më shpejt ta bartin rreth 40 metra, deri te objektivi. Tre të parët marrin shpërbilme.
- “ Vrapim me thembra kapur” – Lojtarët qëndrojnë te vija e startit të përkulur përpara dhe kapin thembrat me duar. Kur jep shenjë drejtuesi, nisen drejt objektivit që është larg 15-20 m, duke u mbajtur gjithnjë për thembra. Fitojnë dy të parët dhe shpërblehen.
- “Vrapim dyshesh” – Lojtarët qëndrojnë në dyshe te vija e startit. Lojtari i parë përkulet pak, ngre këmbën e djathtë prapa, ndërsa lojtari pas tij kapë këmbën e lojtarit me dorë të djathtë, dorën e majtë e vë mbi shpinë të të parit. Kur jep shenjë drjetuesi, të gjithë lojtarët përpiqën të arrijnë sa më shpejtë te objektivi 20 m largë. Lojtari i parë kërcen kurse i dyti vrapon pas tij. Tre të parët janë fitues.
- “Kërcim me këmbë të lidhura” – Lojtarët qëndrojnjë te vija e startit dhe kanë mbi zogun e këmbës, këmbët e lidhura. Kur jep shenjë drejuesi , vrapojnë duke kërcyer drejt objektivit 10-15 m larg. Fitojnjë tre të parët.
- “Ecim mbi fuqi” – Në vijën e startit vëmë 5 -6 fuqi dhe pas çdo fuqie nga një lojtarë. Kur jep shenjë drejtuesi, secili lojtarë hip mbi fuqi, dhe duke ecur mbi të, niset duke e shtyer dhe levizur përpara drejt objektivit që është larg 10 m. /ARTMESIMI.COM/
Burimi: Koritnik, M. 2000 lojëra. Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve mesimore
Lexime:
196