DISA LOJRA PRANË UJI
- “Hedhim bretkosëzat” – Drejtuesi i grupit jep detyrë që buzë bregut çdo fëmijë të kërkoj 10 e më shumë peta të holla guri. Kur jep shenjë drejtuesi, secili, njëri pas tjetrit hedhin petat me qëllim që t’u kërcejnë mbi sipërfaqe të ujit. Në qoftë se peta(guri) hidhet si duhet mirë, kercenë edhe dhjetë herë më shumë. Mbledhim numrin e kërcimeve dhe numrin e petave të hedhura dhe fitonë fëmija që ka më shumë pikë.
- “Mbulohemi me rërë” – Fëmijëvë u pëlqen edhe kjo lojë. Kur jep shenjë drejtuesi, rrin gati për garë secili të mbulohet më parë dhe më mirë me rërë ose me zhur dhe t’i mbetet jasht vetëm koka.
- “Anije letre” – Prej letre gazete, çdo fëmijë sipas sygjerimit të drejtuesit bënë me dëshirë shumë anije letre. Fëmijët i lëshojnë ato nga bregu që t’i marr vala.
- “Stërpikim fytyrën” – Dyshet kthehen me fytyrë nga njëri tjetri dhe kur jep shenjë drejtuesi, çdo lojtarë nisë të stërpik tjetrin. Fiton ai që duron më shumë.
- “ Të gjithë varg” – Fëmijët futën në ujë deri në gjunjë dhe një lojtarë nis të kapë. Lojtari që kapët i shtrin dorën të parit dhe vazhdon kapja. Secili që kapët, kapë duartë e të kapurve, kështu që vargu zgjatet. Fiton ai lojtarë, që nuk kapët dhe ky nis lojën përsëri.
- “ Loja me top” – Lojtarë ndahën në dy skuadra, “ të kaltertit” dhe “ të kuqtë” . Kapitenët e tyre qendrojnë buz bregut. Drejtuesi i lojes hedh topin në mes lojtarëve dhe secili lojtar përpiqët të kap topin. Në qoftëse e kap i kaltërti, ia pason dhe i jep te kaltërtëve, me qëllim t’ia hedhin sa më parë kapitenit në breg. Në qoft se ndonjë lojtar i të kuqëve rremben topin, atëher të kuqtë përpiqën tia hedhin topin kapitenit të tyre. Kapiteni ia dorzon topin drejtuesit, i cili e rivënë në lojë.
- “Hedhim në kosh” – Në ujë ngulim një shtyll druri që duket në siperfaqe rreth 1.5 m. Në shtyllë forcojmë një rreth me rrjetë, njësoj si koshi i basketbollit. Lojtarët ndahen nga në të kuq dhe të kaltër. Drejtuesi hedh në ujë topin, atë e kap lojtari më shpejtë, i cili përpiqet t’ia pasoj lojtarit të vet ose ta futë në kosh. Fiton grupi , që ka shënuar më shumë “kosha” në një kohë të caktuar.
- “Stërrpikim me këmbë” – Fëmijët ulen në vende të përshtatshme mbi gurë buzë bregut dhe kur jep shenjë drejtuesi, pllaquritin dhe stërpikin me këmbë, sa më shpejtë, më shumë dhe më mirë.
- “Shtrihemi në ujë” – Fëmijët shtrihen në ujë pranë bregut, kapen për duar, në breg, por krejt trupin e kanë në ujë. Kur jep shenjë drejtuesi, të gjithë përplasin këmbët, sikur notojnë, por me ritëm, që e jep drejtuesi, ngadal e shpejtë me të djthatën dhe të majtën, alternativisht etj.
- “Kalorësit” – Dy fëmijë përball njëri-tjetrit , gjynjezohen në ujë dhe mbahen me duar në fund. Mbi secilin hip nga një fëmijë dhe “kalorësit” përpiqën të rrëzojnë njëri-tjetrin nga “kali” në ujë. Lejohet të tërhiqen dhe te shtyhen, të kapën për duar dhe supe. Pas çdo udhzimi, rolet e kalorësit dhe të kalit ndrrohen. /ARTMESIMI.COM/
Burimi: Koritnik, M. 2000 lojëra. Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve mesimore
Lexime:
507