Janë tërësi e mjeteve, aktiviteteve, rrugëve dhe veprimeve të cilat aplikohen nga mësimdhënësi në punën e përditshme mësimore dhe jashtëkurrikulare, në varësi të moshës dhe nivelit psikofizik të nxënësve/fëmijëve. Metodat e punës edukative me nxënës në shkollë apo me fëmijët në kopsht, studjuesit i grupojnë:
- Metoda e interaksionit social – disa modalitete:
- Shoqërimi i nxënësit nga grupi i nxënësve apo shoku /shoqja e përzgjedhur.
- Afirmimi i vetive njerëzore
- Bashkëpunimi
- Solidariteti
- Krijimi i raporteve humane
- Trajtimi i mirë emocional
- Raporte pozitive mësimdhënës-nxënës
- Raporte pozitive nxënës –nxënës
- Raporte pozitive mësimdhënës-prind
- Komunikimi
- Bashkëpunimi në tandem dhe grupe
- Pjesmarrje aktive në aktivitete
- Bashkëbisedimi analitik
- Kritika dhe vetëkritika e argumentuar
- Krijimi i vetëdijës për rolin dhe funksionin në shoqëri
- Marrja e vendimeve
- Personalitet dhe karakter i qëndrueshëm dhe autentik.
- Metoda e interiorizimit – disa modalitete:
- Formimi i qëndrimeve pozitive
- Formimi i kulturës së punës
- Përvetësimi i njohurive dhe shkathtësive në mënyrë vullnetare
- Kërshëria për mësim
- Qëndrim vetkritik dhe kritik në punë dhe mësime
- Puna e pavarur
- Jo hamendësim gjatë aktiviteteve, marrja e vendimeve.
- Metoda e demonstrimit
- Metoda eksperimentale
- Metoda laboratorike
- Metoda praktike
- Përbrendësimi i dijeve, mësimeve, shkathtësive, bindjeve, pikpamjeve, qëndrimeve, si të ishin të tijat (nxënësit) dhe përdorimi i tyre si mjet për jetë dhe punë të pavarur.
- Metoda e veprimeve të organizuara- disa modalitete:
- Metodë e ushtrimeve dhe e shprehive
- Ndërlidhja e teorisë me praktikën
- Mbështetja në shembuj të zgjedhur, të dëshmuar në praktikë
- Jo imitim i verbër.
- Metoda e nxitjes- disa modalitete:
- Aprovimi
- Mirënjohjet
- Lëvdatat
- Shpërblimet
- Nota
- Vërejtjet
- Sygjerimet
- Qortimi
- Kriktika e argumentuar
- Mimikat-lëvizjet e kokës, dorës
- Metoda e parandalimit dhe e masave edukative- disa modalitete:
- Korrigjimi i sjelljes, shkathtësive dhe diturive
- Vërejtjet
- Sygjerimet
- Rekomandimet
- Qortimi
- Kritika individuale
- Kritika publike nëse veprimet janë publike
- Urdhëresat
- Ndalesat
- Ndëshkimet-masat edukative, pa e dëmtuar integritetin e nxënësit/fëmijës, konform moshës, sjelljes dhe rregullorës së shkollës.
Burimi:
Riza B., “Pedagogjia shkollore”, Prishtinë, 2005.
/ARTMESIMI.COM/
Lexime:
1,089