Një fushë tjetër e mundshme për rregulla dhe procedura në klasë është përdorimi i materialeve dhe pajisjeve, të tilla si libra, karrigat, bankat,…, si dhe kujdesi dhe trajtimi i materialeve dhe pajisjeve teknologjike. Rregullat dhe procedurat për përdorimin e duhur të materialeve dhe pajisjeve në klasë përcaktojnë bazat e përdorimit të përgjegjshëm të burimeve të përbashkëta të nxënësve kur bëhen të rritur.
Rekomandime praktike në klasë
Pavarësisht nga mosha e nxënësve dhe niveli i klasës, rekomandojmë strategjitë e mëposhtme:
Vendosja e rregullave për materiale dhe pajisje të zakonshme në klasë
Për mënyrën e përdorimit të lapsave ose stilolapsave, librave shkollorë dhe libra të tjerë, letrës, tavolinës, karrigës etj., .shumë mësimdhënës vendosin disa rregulla të thjeshta dhe të drejtpërdrejta për trajtimin e materialeve dhe pajisjeve të zakonshme në klasë, si: “Trajtoni gjërat që përdorni me kujdes” ose “Mbajini zonat afër bankës suaj të pastra dhe të rregullta”.
Vendosja e rregullave për materiale dhe pajisje të veçanta
Klasat janë të pajisura edhe me televizorë, videoprojektor, e shpeshëhere mjete didaktike me vlerë, siç mund të jenë hartat, kalkulatorët, tabletët etj. Pavarësisht nga mosha e nxënësve, çdo mësimdhënës duhet të synojë “së pari sigurinë”. Prandaj nxënësve është e domosdoshme t’u bëhet e qartë gradualisht rëndësia e mjetëve që përdorin dhe t’u japim përgjegjësi të zgjëruara në lidhje me kujdesin ndaj pajisjeve teknologjike në klasë dhe paisje e mjete të tjera laboratorike. /ARTMESIMI.COM/