4. Periudha e përgatitjes për mësimin e leximit dhe të shkrimit fillestar
Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar është proces kompleks. Duke iu referuar metodistit të njohur (Prof. Dr. Islam Krasniqi, 2002), mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar, kalon nëpër disa periudha, të cilat përfaqësohen nga disa qasje metodike, ku nga qasjet metodike kemi përzgjedhur:
Qasjën e parë. Sipas kësaj qasjeje përvetësimi i leximit dhe shkrimit fillestar ndahet në dy periudha:
- Periudha e përgatitjes.
- Periudha e përvetësimit fillestar(të parë) të leximit dhe shkrimit.
- Periudha e përgatitjes:
- Rëndësia dhe etapat e periudhës së përgatitjes
- Koha sa duhet të zgjasë periudha e përgatjes.
- Disa parakushte për periudhën e përgatitjes.
- Objetivat e përgjithshme të periudhës së përgatitjes.
- Objetivat specifike të periudhës së përgatitjes.
……….
- Rëndësia dhe etapat e periudhës së përgatitjes
Kalimi nga stadi i klasës përgatitore në klasën e parë për fëmijën është një hap I rëndësishëm në jetë. Lodrat në kopsht dhe klasë përgatitore zënendësohen me çanta dhe pajisje akademike që ndërlidhen me mësimin e shkronjave në klasë të parë. Në këtë rrugëtim nxënësit e klasës së parëkalojnë në 3 etapa:
- Etapa e përshtatjes. Njohja e nxënësit memësuesin dhe anasjelltas. Njohja e nxënësit me ambientin e të nxënit dhe bashkëmoshatarëet. Njohja e mësuesit me kushtet e jetës dhe rritjes së fëmijëve në mjedisin familjar. Njohja e botës sëfëmijës dhe karakteristikave të personalitetit të tij nga mësuesi
- Etapa kontrolluese. Njohja e paraditurive të nxënësve për shkrim dhe lexim nga mësuesi. Njohja me mënyrën e të nxënit (stilet e të nxënit) të nxënësve. Përshtatja e mësimit të diferencuar bazuar në paradituritë e nxënësve.
- Etapa e përgatitjes intensive. Shprehitë e para përlexim dhe shkrim. Njohja e mësuesit mekulturën folëse të nxënësve. Krijimi i shprehive të qëndrimit të drejtë në karrigë. Tëzgjuarit e kërshërisë së nxënësve përdije e lxim/shkrim.
- Koha sa duhet të zgjasë periudha e përgatjes.
Për të qenë mësimi efektiv, për të mos bërë mbingarkesë, përshpejtim apo ngadalësim të nxënësve në mësim si dhe për të qenë efektive fazat tjera të përvetësimit të shkrimit dhe leximit fillestar, sipas Krasniqi (2002), janë disa qasje metodike, sipas të cilave kohëzgjatja e periudhës së përgatitjes së nxënësve për mësimin e parë të shkronjave dhe të leximit mund të jetë:
- 40 ditë.
- 3-4 javët e para të mësimit në klasën e parë të shkollës fillore.
- 2-3 javët e para të shkollimit fillor.
- 1-2 muajt e parë, madje i gjithë gjysëmvjetori i parë i klasës së parë.
- 10-20 ditët e para të fillimit të mësimit në klasën e parë.
- Jo më tepër se 10 ditët e para të fillimit të mësimeve.
- Jo më tepër se 7-10 ditët e para të fillimit të mësimeve.
Disa faktorë që përcaktojnë kohëzgjatjen e përiudhës së përgatitjes sipas Krasniqi (2002):
- Pjekuria e përgjithshme dhe paradituritë e nismëtarëve të shkollës fillore për lexim dhe shkrim.
- Struktura arsimore e nxënësve nismëtarë të shkollës fillore.
- Niveli i edukimit prindëror – Strukltura arsaimore e prindërve të fëmijëve.
- Bilinguizmi/Dygjuësia.
- Rendi i përpunimit të shkronjave dhe të leximit e të shkrimit. Kjo ndikon në kohën sa do të zgjasë periudha e përgatitjes. Nëse planifikohet që shkronjat e shtypit e të shkrimit, shkronjat e mëdha e të vogla të përvetësohen njëherazi, atëherë periudha e përgatitjes duhet të zgjasë më shumë.
- Veçoritë psiko-linguistike të gjuhës.
- Përgatitja profesione – pedagogjike dhe didaktiko-metodike e mësuesit.
- Planifikimi i mirë (I individualizuar, I saktë, në kohë)
- Aspekte materiale, teknike dhe teknologjike në klasë.
- Objetivat e përgjithshme të periudhës së përgatitjes
Sipas Krasniqi (2002, këtu fokusohet njohja me aspektet aociale, emocionale e psiko-fizike të fëmijës-nxënësit dhe metodistët mendojnë që mësimdhënësi duhet fokusuar në këto gjëra:
- Njohja me rrethanat dhe shkallën e zhvillimit të fëmijës
- Përshtatja graduale e nxënësve mjedisit shkollor për punë/aktivitet
- Sistemimi/formimi i klasave të nxëënsve (varësisht nga tipi i përzgjedhur nga shkolla)
- Organizimi efektiv i ushtrimeve të të folurit.
- Objetivat specifike të periudhës së përgatitjes
- Përgtitja direkte për lexim fillestar:
- Formimi i nocioneve të para për fjalinë, fjalën e tingullin
- Aftësimi i nxënësve për analizë e sintezë të fjalive e të fjalëve
- Të kuptuarit e strukturës fonetike të të folurit.
- Përgatitja direkte për shkrim fillestar:
- Të ulurit e drejtë të nxënësit në bankat shkollore
- Mbajtja dhe përdorimi I drejtë I fletores dhe mjeteve tjera për shkrim
- Ushtrimet për lirimin e gishtrinjëve dhe të shuplakës së dorës
- Tërheqja e vijave pozitash dhe formash të ndryshme
Burimi: Krasniqi, I. (2002). Mësimi i Leximit dhe Shkrimit Fillestar. Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor.
Përshtatur nga: https://artmesimi.com/
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form without the authorization of the Educational Platform – Artmësimi.
Lexime:
555