Periudhat e mësimit të leximit dhe të shkrimit fillestar
Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar është proces kompleks. Duke iu referuar metodistit të njohur (Prof. Dr. Islam Krasniqi, 2002), mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar, kalon nëpër disa periudha, të cilat përfaqësohen nga disa qasje metodike. Ato qasje metodike janë:
Qasja e parë. Sipas kësaj qasjeje përvetësimi i leximit dhe shkrimit fillestar ndahet në dy periudha:
Qasja e dytë. Sipas kësaj qasjeje përvetësimi i leximit dhe shkrimit fillestar ndahet në tre periudha:
(Periudha e abetarës)
Qasja e tretë. Sipas kësaj qasjeje përvetësimi i leximit dhe shkrimit fillestar ndahet në tre periudha:
Qasja e katërt (komplekse): Sipas kësaj qasjeje përvetësimi i leximit dhe shkrimit fillestar ndahet në katër periudha:
Secila periudhë duhet të ndërlidhet me kujdes me periudhën tjetër, të përvetësohet periudha pararendëse si dhe të ketë lidhmëri funksionale midis periudhave. Për shembull, në përiudhën përgatitëse në mësimin e të shkruarit, element kyq është zhvillimi i muskujve fine (të vegjël) apo në këtë rast zhvillimi i muskujve të gishtrinjëve, i cili është parakusht për mbajtjen e lapsit drejt. Nxënësi mund të mbaj lapsin drejt vetëm pasi që të mësohet dhe të praktikojë shumë herë përmes ushtrimeve mbajtjen e lapsit drejt. Kështu që në periudhën vijuese fillohet pasi që të pervetësohet mirë periudha paraprake.
Burimi: Krasniqi, I. (2002). Mësimi i Leximit dhe Shkrimit Fillestar. Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor.
Përshtatur nga: https://artmesimi.com/
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form without the authorization of the educational platform – Artmësimi.