Mësimi bashkëpunues dhe aktivitetet e tjera në grup mund të jenë strategji efektive mësimore në klasë, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe si mënyra për të zhvilluar marrëdhëniet e nxënësve me njëri-tjetrin (social). Duke punuar me bashkëmoshatarët e tyre, nxënësit mund të mësojnë të shprehen qartë, të dëgjojnë, të bëjnë kompromise, të vlerësojnë të tjerët dhe të marrin role udhëheqëse. Që puna në grup të jetë më e dobishme, mësimdhënësit duhet të krijojnë një themel të rregullave dhe procedurave dhe t’i forcojnë ato gjatë gjithë vitit.
Rekomandime praktike në klasë
Vendosja e rregullave dhe procedurave për të lëvizur brenda dhe jashtë grupeve
Marrëveshjet e përgjithshme të organizimit të grupeve në klasë gjithashtu mund të mbështesin procesin e punës në grup. Një mësimdhënës, për shembull, ul nxënësit në çifte/tandem në tre apo katër rreshta, secili rresht fillon në pjesën e përparme të klasës dhe mbaron në fund të klasës. Për ta ilustruar, supozoni se çdo rresht përfshin katër palë nxënësish. Nxënësit mund të punojnë individualisht, në çifte ose të formojnë grupe të vogla me katër nxënës, pa pasur nevojë të ngrihen dhe të rirregullojnë vendet e tyre. Avantazhi i kësaj qasje është se minimizon prishjen e qetësisë në klasë; mësimdhënësi gjithashtu mund të monitorojë dhe mirëmbajë lehtë grupet duke gërshetuar grupe midis rreshtave.
Vendosja e pritjeve për sjelljen dhe përqëndrimin në grup
Një fushë tjetër që ia vlen t’i kushtohet vëmendje është pritja për mënyrën se si nxënësit do të bashkëveprojnë derisa punojnë së bashku.
Tabela 1.7.
Pritjet për sjelljen në grup |
Nxënësit që duan zgjidhje të problemit janë të gatshëm të:
° Dëgjojnë ° Kërkojnë falje ° Bashkëpunojnë dhe bëjnë kompromise ° Mënjanojnë kërkimin e shpeshtë të argumenteve ° Falin, harrojnë dhe shkojnë tutje ° Kanë kujdes për ndjenjat e të tjerëve ° Qëndrojnë të qetë Bëhen zgjidhës të problemeve! Rregullat e bashkëpunimit në grup 1. Fol në heshtje 2. Dëgjoni idetë e njëri-tjetrit 3. Lavdroni idetë e njëri-tjetrit (jo në prezencë të grupit) 4. Ndihmoni njëri-tjetrin kur t’iu kërkohet 5. Qëndroni së bashku derisa të gjithë të kenë mbaruar aktivitetin 6. Bisedoni si punuat në grup dhe si mund të përmirësoheni! 7. Larg diskriminimit.
|
Një mundësi tjetër është të zhvilloni forma të vetëvlerësimit që nxënësit mund të përdorin për të vlerësuar sjelljen e tyre në forma të ndryshme të të mësuarit. Për shembull, nëse formati i të mësuarit është udhëzim i drejtpërdrejtë, nxënësit mund të vlerësojnë veten në objektiva të veçantë të sjelljes duke përdorur shkallën e vetëvlerësimit të treguar në tabelën 1.8. Nëse formati i të mësuarit është puna me një partner, nxënësit mund të përdorin shkallën e vetëvlerësimit treguar në figurën 1.9. ndërsa tabelat 1.10 dhe 1.11., përkatësisht, përfshijnë objektivat e sjelljes dhe shkallët e vetëvlerësimit për të punuar në grupe dhe për punë individuale.
Tabela 1.8.
Objektivat e sjelljes dhe vetëvlerësimi i nxënësëve për udhëzime direkte
Objektivat e sjelljes:
Vetëvlerësimi
Vlerësoni performancën tuaj në objektivat e sjelljes. Vini re që shkalla varion nga 1 (performancë e ulët) deri në 4 (Unë sillem me performancën më të lartë).
1-Performancë e ulët
2
3
4- Performanca më e lartë
Përshkruani shkurtimisht pse mendoni që vlerësimi juaj është një vlerësim i saktë i sjelljes suaj. Diskutoni vetëvlerësimin tuaj me mësimdhënësin tuaj.
Shkalla e vlerësimit _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Tabela 1.9.
Objektivat e sjelljes dhe vetëvlerësimi i nxënësve në aktivitete me partner
Objektivat e sjelljes
Vetëvlerësimi
Vlerësoni performancën tuaj në objektivat e sjelljes. Vini re se shkalla varion nga 1 (performancë e ulët) deri në 4 (Unë sillem me performancën më të lartë).
1-Performancë e ulët
2
3
4- Performanca më e lartë
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Tabela 1.10.
Objektivat e sjelljes dhe vetëvlerësimi i nxënësve për aktivitetet në grupe
Objektivat e sjelljes:
Vetëvlerësimi
Vlerësoni performancën tuaj në objektivat e sjelljes. Vini re se shkalla varion nga 1 (performancë e ulët) deri në 4 (Unë sillem me performancën më të lartë).
1-Performancë e ulët
2
3
4- Performanca më e lartë
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Vlerësimi _____
Arsyeja…
Tabela 1.11.
Objektivat e sjelljes dhe vetëvlerësimi i nxënësve për të punëindividuale
Objektivat e sjelljes
Vetëvlerësimi
Vlerësoni performancën tuaj në objektivat e sjelljes. Vini re se shkalla varion nga 1 (performancë e ulët) deri në 4 (Unë sillem me performancën më të lartë).
1-Performancë e ulët
2
3
4- Performanca më e lartë
Vlerësimi _____
Arsyeja_______…
Vlerësimi _____
Arsyeja_______…
Vlerësimi _____
Arsyeja_______…
Vlerësimi _____
Arsyeja_______…
Një tjetër çelës për punën efektive në grup është të siguroheni që nxënësit të jenë të qartë në lidhje me qëllimin e punës në grupe. Në mënyrë të veçantë, është e rëndësishme të shkruani objektiva për punën – temën ose fokusin e punës së secilit grup, çfarëdo udhëzimi përkatës dhe atë që secili grup duhet të kishin arritur si rezultat i punës së përbashkët.
Puna në grup është gjithashtu një kohë për të ushqyer aftësitë drejtuese të nxënësve. Një mënyrë e drejtpërdrejtë për ta bërë këtë është t’i kërkoni secilit grup të identifikojë dikë që do të jetë udhëheqësi për aktivitetet e grupit. Roli i udhëheqësit mund të shihet në shumë mënyra, dhe mbase kjo është pika e të pasurit nxënës të ndryshëm, që shërbejnë në këtë rol mbi baza rrotulluese/rotative gjatë gjithë periudhës apo vitit. Nxënësit dhe mësimdhënësit njësoj do të shohin që nxënësit sjellin pikat e forta, këndvështrimet dhe personalitetet e tyre në rolin e udhëheqësit të grupit. Kjo qasje mund të jetë po aq e vlefshme për ata nxënës që nuk shërbejnë si udhëheqës të grupit, siç është për ata që janë udhëheqës. Duke vëzhguar se si nxënës të ndryshëm e marrin këtë përgjegjësi, nxënësit do të shohin se ka më shumë se një mënyrë për të qenë një udhëheqës efektiv dhe mbase frymëzohen që të marrin vetë një rol udhëheqës.
/ARTMESIMI.COM/