Dalja nga klasa për pushim të gjatë, përdorimi i toaletit, shkuarja në bibliotekë, sallën e kompjuterëve ose në laboratore, kalimi nga një klasë në një tjetër ose nga një kat në katin tjetër… lista e gjërave/aktiviteteve që mund të ndërpresin kohën e mësimit aktiv është e gjatë. Pavarësisht nga niveli klasës, çdo mësimdhënës duhet të merret me ndërprerje të caktuara – brenda klasës dhe nga klasa në zona të tjera të shkollës ose brenda objektit të shkollës.
Për nxënësit që kanë vështirësi të përqendrohen, ndërprerje të tilla mund të jenë veçanërisht tërheqëse dhe të përkthehen në kohë edhe më pak të mësuar. Për shkak se shumë nxënës duket se kanë vështirësi me vëmendjen dhe përqendrimin, nevoja për të menaxhuar në mënyrë efektive pushimet është emergjente.
Rekomandime praktike në klasë
Vendosja e rregullave dhe procedurave gjatë pushimeve dhe ndërprerjve është një aspekt i rëndësishëm i menaxhimit të klasës. Në mënyrë të veçantë, ne sugjerojmë strategjitë e mëposhtme:
Vendosja e rregullave dhe procedurave për situatat e përsëritura
Një strategji e dobishme për pushimet dhe ndërprerjet është të vendosni rregulla dhe procedura ,përfshirë kohën e qëndrimit në banjo. Duke krijuar rregulla dhe procedura bashkërisht me nxënës, duke u siguruar që i kuptojnë ata dhe duke kërkuar reagimet e tyre (kur është e përshtatshme), ju mund të parandaloni vonesa dhe probleme të panevojshme.
Kompleksiteti dhe lloji i rregullave ose procedurave të vendosura ndryshojnë shumë, në varësi të moshës dhe pjekurisë sënxënësve. Rregullat dhe procedurat mund të jenë shumë të thjeshtadhe të drejtpërdrejta – mbase aq të thjeshtanë formë komenti të veçantë që ju bëni ose ju sinjalizonipak para pushimit në procesin e të mësuarit.
Për shembull, ju mund të thoni, “Ju lutem, keni edhe pesë minuta për të përfunduar projektin tuajqë jeni duke punuar”ose shkruani në heshtje në tabelë
“Mbetën pesë minuta.” Sigurisht, në këtë të funditju duhet ta keni vendosur këtë si një
rutinë në mënyrë që nxënësit të dinë të shikojnë periodikisht në tabelë ndërsa punojnë.
Pushimet dhe ndërprerjet e mundshme
Kur zilja bie dhe ju sinjalizoni se është koha tëshkoni në pushim, shtyerjet midis nxënsve kashumë të ngjarë të ndodhin, nëse një procedurë nuk është bërë rutinë për nxënësit. Një mënyrë për të siguruar që nxëënsit të dinë automatikisht dhe të kujtojnë se çfarë duhet të bëjnëu jepni atyre mundësi për të praktikuar rutinat dhe për të marrë kohë për të forcuar sjelljet e pritura, si për shembull, nxënësitë të dalin në mënyrë të koordinuar/sinkronizuar në pushime të shkurtëra dhe në mënyrë të organizuar e të qetë në pushime të gjata.
Angazhimi i nxënësëve si udhëheqës gjatë pushimeve dhe ndërprerjeve
Një mënyrë për të lehtësuar kohën e pushimeve dhe ndërprerjeve në mësim, është që nxënësit të marrin role udhëheqëse. Për shembull, ju mund të caktoni një nxënës — ose të kërkoni që një nxënës të bëhet vullnetar — të shërbejë si udhëheqës i rreshtit, ndërsa rreshtat e klasës krijohen për të shkuar në pushim.. Një tjetër nxënës mund të jetë udhëheqësi i klasës për pushimet e gjata.
Rolet e lidershipit të nxënësve si këto mund të ndryshohen nga dita në ditë ose java në javë për të dhënë më shumë nxënësve një mundësi për të ndarë përgjegjësinë për menaxhimin e klasës (përveq kujdestarëve të përcaktuar tradicionalisht). Një tabelë si ajo e treguar në tabelën 1.6 mund të ndihmojë në forcimin e roleve të udhëheqjes ditore.
Tabela 1.6
Nxënësit kujdestarë |
||||
Kujdestar në pushime të shkurtëra | Kujdestar në pushime të gjata | Kujdestar për koridor | Kujdestar për mirëmbajtjen e klasës | |
E hënë |
|
|||
E martë |
|
|||
E mërkurë |
|
|||
E enjtë |
|
|||
E premtë |
|
/ARTMESIMI.COM/