Reagimi i mësimdhënësit përfshinë reagimet jo verbale, verbale dhe fizike që tregojnë për nxënësit se një sjellje është e përshtatshme ose e papërshtatshme. Këto reagime aludojnë në një shumëllojshmëri të shenjave verbale dhe joverbale dhe sinjaleve që mund të përdorni për të paralajmëruar nxënësit në lidhje me sjelljen e papërshtatshme ose për të njohur/ndjekur sjellje të përshtatshme ose të papërshtatshme.
Rekomandime praktike në klasë
Këtu kemi parasysh dy kategori të gjëra të reagimeve të mësimdhënësve:
Reagime që adresojnë sjellje të papërshtatshme
Strategjitë e mëposhtme përfshijnë reagime verbale dhe joverbale:
Pyetje dhe çështje të shkurtra verbale. Kur një nxënës është duke u sjellur keq ose keni telashe me të, thjesht shikimi i nxënësit duke e thirrur në emër mund të bëjë një ndryshim. Në këtë situatë, thjesht mund të pyesni, “çfarë po ndodh?” Për shumë nxënës kjo është gjithçka që është e nevojshme.
Pushimi i plotë. Në nivelin I, II, sidomos III, të edukimit, një nga shenjat më efektive joverbale është pauza. Kur vëzhgoni një sjellje të përsëritur përçarëse, ju thjesht ndaloni mësimin, duke krijuar një heshtje të pakëndshme. Kjo strategji i drejton të gjithë vëmendje në klasë ndaj nxënësit ofendues; heshtja dhe ndërprerja e dukshme e rrjedhës së mësimit mund të jetë një motivues i fuqishëm për një nxënës që të ndalojë sjelljet e gabuara. Sidoqoftë, kjo strategji mund të rikthehet kundër jush, nëse nxënësi tenton të konkurrojë me mësimdhënësin për vëmendjen e grupit. Prandaj, kur përdorni këtë strategji, duhet të jeni gati të ballafaqoheni verbalisht me nxënësit para audiencës nëse është e nevojshme.
Kalimi në pjesën e përparme të klasës dhe udhëzimi për ndalim. Nëse sjellja e gjithë klasës është duke ju dale nga dora, thjesht mund të zhvendoseni në pjesën e përparme të klasës, të qëndroni në heshtje dhe të bëni kontakt me sy me nxënësit, individualisht përreth klasës.
Kontakti me sy. Kur një nxënës sillet në mënyrë të papërshtatshme ose po shkel një rregull të klasës, thjesht krijimi i kontaktit me sy me nxënësin shpesh mjafton për të ndaluar sjelljen e pa përshtatshme. Ndonjëherë, në këtë interval shiqimi, mund të vazhdoni të flisni me të tjerët ose me klasën në tërësi. Nëse kjo strategji nuk është efektive, ju mund të ndaloni së foluri (përdorni “pauzën e plotë”) dhe të afroheni pranë nxënësit ndërsa vazhdoni të mbani kontaktin me sy.
Gjesti delikat. Ndonjëherë gjithçka që duhet për të ndaluar sjelljen e papërshtatshme është një gjest delikat siç është vënia e gishtit në buzët tuaja ose shtrëngimi i kokës. Shumë herë, nxënësit e dinë që ata po bëjnë diçka që nuk duhet bërë.
Reagimet që forcojnë sjelljen e përshtatshme
Reagimet verbale dhe joverbale janë gjithashtu mënyra të efektshme për të forcuar sjelljen e duhur dhe produktive të nxënësve. Sikur me reagimet ndaj sjelljes së papërshtatshme, këto mund t’i përdorni vetëm ose së bashku, në varësi të situatës.
Pohime të shkurtra verbale. Njohja dhe forcimi i sjelljes pozitive të nxënësve nuk kërkon një fjalim ose bisedë të gjatë; në fakt, këtu mund të themi që “pak bëhet shumë.” Për shembull, thjesht mund të thuash: “Faleminderit”, “Jeni ndër më të mirët”, “Kjo është e shkëlqyeshme”, “punë e mirë”, ose “Shumë mirë” kur një nxënës është i angazhuar në sjellje pozitive ose duke ndjekur një veprim të premtuar.
Buzëqeshjet dhe sinjalet e tjera. Shenjat joverbale mund të sinjalizojnë në mënyrë efektive reagime pozitive. Një buzëqeshje, një shenjë e gishtit të madh, nënkuptojnë miratimin e sjelljes së nxënësit. Nxënësit presin përpara këtyre shenjave të miratimit. Shenjat pozitive joverbale janë të rëndësishme në të gjitha nivelet e shkollimit, sepse ato forcojnë ekuilibrin e mbizotërimit dhe bashkëpunimit që mësimdhënësit duhet të krijojnë dhe mirëmbajnë në një klasë të menaxhuar në mënyrë efektive. Për disa nxënës të shkollave të mesme lëvdatat gojore janë të pa këndshme, por veçanërisht i vlerësojnë këto shenja të heshtura, anonime./ARTMESIMI.COM/