
RRETH NESH
Historiku i ART MËSIMI
ART MËSIMI është një platformë edukative në Kosovë, e cila:
- Promovon artin e mësimdhënies dhe mësimnxënies efektive dhe çdo gjë që lidhet me të.
- Ndihmon mësimdhënësit, nxënësit, prindërit në procesin e edukimit dhe mësimit.
- Ofron produkte edukative për qëllime mësimi dhe rekreacioni .
- Promovon qendrat edukative-arsimore në Kosovë.
Çfarë ofron ARTMËSIMI.COM
Artikuj/resurse me vlerë edukative arsimore për fëmijë dhe të rritur Produkte edukative dhe rekreative për nxënës dhe të rritur Prezantimin e qendrave edukative arsimore.
Pse ARTMËSIMI.COM është platformë unike ?
Disa veçori, të cilat e bëjnë unike platformën ARTMËSIMI.COM, janë:
- Platforma bashkon në një vend qendrat edukative, të cilat promovohen përmes aktiviteteve të tyre.
- Nuk është kopje e platformave tjera
- Artikujt edukativ, janë konciz dhe përfshijnë një gamë të gjërë informimi dhe edukimi për lexuesin duke përmbajtur: kuriozitete edukimi, histori edukimi, filozofi edukimi, psikologji edukimi, strategji bashkëkohore të mësimdhënies, teknika mësimi, metodologji mësimi, mësimi dhe të nxënit efektiv, orientim në karrierë, vështirësitë në të nxënë, trajtimi i nxënësve me nevoja të veçanta dhe rekomandime për mjete didaktike për këtë kategori, planifikimi në mësim, vlerësimi i nxënësve, motivimi në mësime, si dhe hulumtime bashkëkohore nga fusha e edukimit dhe arsimit.
- Përmbledhë në një platformë shumë resurse me vlerë edukative dhe arsimore.

ARTMËSIMI.COM, po ashtu përmbanë:
Këshilla për të ngritur fëmija/nxënësi rezultatet në mësime.
Metoda apo teknikat më të mira për të trajtuar fëmijën apo për të aplikuar në klasë
Lodra dhe lojëra të përshtatshme për fëmijë/nxënës të moshave të ndryshme
Paisje shkollore, mjete didaktike dhe mjete konkretizimi
Strategji të prindërimit pozitiv
Qendrat edukative që e përmbushin potencialin tuaj dhe ofrojnë cilësi.
Metoda të trajtimit të fëmijëve/nxënësve që kanë vështirësi në mësime
Metoda të trajtimit të fëmijëve/nxënësve me talent të jashtëzakonshëm, si dhe shumë gjëra të tjera interesante.
ARTMESIMI është platformë edukative
Si funksionon ARTMESIMI.COM?
Kategoritë KOPSHTE, SHKOLLA, KURSE, LIBRARI, përmbajnë prezantime për qendra edukative-arsimore.
Kategoria PRODUKTE EDUKATIVE, përmbanë paisje shkollore, mjete didaktike-mjete konkretizimi, dhe piktura. Produktet edukative nuk janë pronë e platformës Artmësimi, ato janë pronë e autorëve, librarive apo shtëpive botuese me të cilat ne si platformë kemi bashkëpunim, prandaj platforma Artmësimi është vetëm urë lidhëse ndërmjet tyre dhe klientëve.
Kategoria KËNDI I MËSIMIT, përmbanë dy nënkategori: Mësimdhënësi dhe Nxënësi, të cilat përditësohen vazhdimisht për t’u ofruar lexuesit përmbajtje që ndërlidhen me arsimin dhe mësimin.
Të gjitha qendrat edukative, arsimore apo bizneset që ndërlidhen me shkollën, arsimin dhe mësimin, mund të kontaktojnë në adresën elektronike [email protected], apo në numrin e telefonit 045 236 492, për t’u njoftuar me kushtet, e prezantimit të qendrës tuaj edukative në platformën tonë.
Kush jemi ne
Synimi i ARTMESIMI.COM
ARTMESIMI, është platformë edukative, e cila synon t'u ofrojë lexuesve shumëçka rreth edukimit dhe mësimit.
Abonohu në webfaqel
Abonohuni në ARTMËSIMI per t’u informuar me ofertat dhe artikujt e fundit përmes adresës elektronike.