Ky modul merret me strategji që mund të përdorni për t’u dhënë nxënësëve simbole, shenja apo gjëra konkrete për sjellje të përshtatshme.
Rekomandime praktike në klasë
Shpërblime të prekshme për nxënës
Falënderime dhe kritikë verbale. Një mësimdhënës klasor, i shkollës së mesme të ulët apo shkollës së memsme të lartë, përdor lavdërime dhe kritikë verbale si dhe ato mund t’i vendos në instrumente vlerësimi lidhur me sjelljen ose disiplinën në klasë.
Certifikatat/Mirënjohjet. Përdorimi i çertifikatave për të aprovuar sjellje të shkëlqyera (siç janë përgjegjësia ose besueshmëria) dhe arritjet akademike është një mundësi e mirë për t’i vlerësuar nxënësit. Vlera e këtij lloji të shpërblimit është se ajo mund të jepet nga kujdestari i klasës në presence të këshillit të arsimtarëve, aktivet profesionale, menaxhmentit, këshillit të prindërve apo prindërve të nxënëse, ose rrethit në tërësi. Duke përdorur këtë sistem është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur përfshirjen e prindërve në shkollë dhe ndërgjegjësimin e prindërve për atë që bëhet në shkollë.
Shpërblime-Udhëtime në terren.Një tjetër veprim i prekshëm që përdoret zakonisht është eskursioni apo pushimet rekreative. Shkollat shpesh i përdorin këto udhëtime për të simuluar nxënësit e dalluar, për të përmirësuar notën mesatare në klasë, për të simuluar përpjekjen dhe suksesin e nxënësve në teste të standardizuara dhe notën mesatare në tre mujorë… Për shembull, shkolla mund të organizojë një shëtitje në ndonjë park të madh argëtues, kopsht zoologjik, apo vizitë në terene sportive siç është Brezovica, si një shpërblim për arritje akademike dhe përmirësim në sjellje të nxënësve problemor. Shkolla vendos kriteret për pjesëmarrje në udhëtimin në terren. Në disa shkolla, të ketë tre referenca të disiplinës/vërejtje (nga menaxhmenti, kujdestari i klasës apo vërejtje në ditar) në periudhën paraprake, është bazë për t’u skualifikuar nxënësi nga kjo ngjarje. Megjithëse kriteret ndryshojnë nga shkolla në shkollë, kjo përpjekje duhet mbështetur nga DKA dhe këshilli i prindërve dhe rregullorja e shkollws.
Pikët. Një mënyrë e thjeshtë për të shpërblyer sjelljen pozitive është t’u jepni nxënësve pikë për sjelljen e mirë. Për shembull, një mësimdhënësi cakton një pikë për secilin nxënës që është në detyrë dhe është i angazhuar të mësojë gjatë një teme të caktuar.
Ylli i javës. Zakonisht edukatoret e klasave përgatitore si dhe në shkollën fillore, klasat 1-5, mësueset klasore, vendosin të përzgjedhin nxënësin e javës, duke i dhënë yllin e klasës , për performancën e mirë në mësime dhe aktivitete për nxënësin fitues./ARTMESIMI.COM/