Për nxënësit që për arsye të ndryshme nuk kanë fokusin në mësim dhe kanë krijuar shprehi jo të mira në klasë, mësuesja/i mund të bëjë një marrëveshje më këta nxënës.
Shpesh përdorimi i shprehjes “qetësi nxënës”, vetëm e forcon sjelljen e “mëhershme” të nxënësit. Ndoshta është më mirë të marrim një premtim nga nxënësi, në prezencë të klasës.
Ky rregull mund të aplikohet në klasat 1-6 , është i thjeshtë dhe efektiv në përmirësimin e sjelljes së nxënësit në klasë. Duke e plotësuar, lexohet me zë të lartë nga vetë nxënësi në prezencë të klasës.
Si të marrim një premtim të mirësjelljes nga nxënësi
☐ Do të respektoj të gjithë nxënësit pa dallim.
☐ Nuk do të ngacmojë të tjerët në asnjë formë.
☐ Nuk do të diskriminoj asnjë nxënës në bazë gjinie, moshe,
pamjes fizike, religjionit, etnicitetit, racës, kombësisë, nevojave të veçanta etj.
☐ Nuk do të flas apo veproj sjellje të pa përshtatshme.
☐ Do të jem i sinqert me të tjerët.
☐ Do të jem i ndershëm me të tjerët.
☐ Do të ngris dorën para se të flas.
☐ Do të fokusohem në punën time dhe në përfundimin e detyrave të mia.
☐ Do të vijoj mësimet i rregullt(do të hyjë në klasë me kohë)
☐ Do të sjell detyrat e shtëpisë siç më kërkohet.
☐ Nuk do të mbaj telefon në shkollë.
☐ Do t’i kushtoj kujdes higjienës personale.
☐ Do të respektoj të gjitha rregullat e shkollës.
Unë kam lexuar me kujdes këtë marrëveshje midis meje dhe mësuesit/es, kam kuptuar të gjitha pikat dhe do të mundohem t’i aplikoj në përpikmëri. Ju premtoj! Nxënësi:
Emri:________________________________ Klasa:__________
Mbiemri:_____________________________ Data:___________.
/artmesimi.com/