Në shumë situata jetësore ekzistojnë rregulla të papërcaktuara më parë, të cilat nxënësit i respektojnë në mënyrë instinktive, p.sh. respektimi i rendit/ radhës për të marrë ndonjë shërbim, në të cila situata nxënësi do të duhej të respektonte parimin e art: ” sjelluni me të tjerët ashtu siç do të doni të tjerët të sjellen me ju”. Sjellja e përgjithshme në klasëështë fushë e gjerë e respektit dhe mirësjelljes, deri tek çështjet specifike siç janë dëgjimi i shokëve, shoqeve dhe mësimdhënësit kur flasin apo qëndrimi në ulësen e caktuar para se të hyjë arsimtari/mësuesi.
Rekomandime për praktika të mira në menaxhimin e klasës:
Vendosja e rregullave dhe pritjeve të përbashkëta për sjelljen e përgjithshme ndihmon për të hedhur një themel të fort për menaxhimin efektiv të klasës. Ja disa strategji:
Rregullat ose pritjet janë të rëndësishme t’i vendosni brendanjë vendi të dukshëm në klasë – për shembull, në derën e klasës, në murin afër orës, ose në derë të kabinetit. Këto kujtojnë nxënësit që më lehtë t’i referohen gjatë ditës dhe ndihmojnë nxënsit të respektojnë rregullat e përbashkëta.
Të shkruarit e një një premtimi në klasë
Kjo strategji ndihmon në krijimin e një ndjenje të përbashkët të përgjegjësisë nëklasë, respekt për veten dhe të tjerët dhe një kulturë e përgjithshme të mësuarit. Po ashtu është një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar përgjegjësinë e nxënësve për menaxhimin e klasës.
Tabela 1.1. Premtimi midis nxënësve |
Premtimi ynë për njëri-tjetrin
Kur ne kujdesemi për njëri-tjetrin në klasën tonë, ne ndajmë së bashku atë që kemi, dëgjojmë me kujdes, ndihmojmë njëri-tjetrin të mësojë, të angazhohet fort, kalojmë momente të mira së bashku. Ne e kuptojmë që secili prej nesh mund të bëjë gabime dhe kur ndojnëri kërkon të ndalemi ne do të ndalemi. Kështu do të jemi kur asnjëri arsimtar nuk është në prezencën tonë.
|
Vendosja e rregullave dhe procedurave të përgjithshme në klasë
Përveq premtimeve, disa mësimdhënës përdorin edhe vendosjen e rregullave të formuluara shkurtimisht që shërbejnë për sjelljen e përgjithshme në klasë.
Tabela 1.2. Regulla të përgjithshme në klasë |
Rregullat e klasës
1.Bëhu I sjellshëm 2.Bëhu I sigurt 3.Bëhu I mirë me të tjerët 4.Dëgjo me kujdes 5.Ndjek udhëzimet 6.Puno I qetë, mos i pengo të tjerët që janë duke punuar 7.Respekto të tjerët, bëhu I sjellshëm me fjalë dhe veprimet tua 8.Respekto pronën e shkollës, mjetet e punës, ambientin përreth. 9.Trego siguri në aktivitete/mësim dhe në lojë 10. Bëhu I sjellshëm, respekto të tjerët dhe vetën 11. Dëgjo kur të tjerët flasin 12.Përdor zakonet tua pozitive dhe bëhu I sigurt 13. Argëtohu
Të drejtat tona 1.Të gjithë nxënësit kanë të drejtë të trajtohen me respekt 2.Të gjithë mësimdhënësit kantë të drejtë të trajtohen me respekt 3.Secili ka të drejtë të ndjehet I sigurt në mjedisin e mësimdhënies dhe mësimnxënies 4.Secili duhet të demonstroj respekt për shkollën
Rregullat e sjelljes në klasë 1.Respektoni njëri tjetrin në çdo kohë 2. Mbani kontakt me sy derisa mësimdhënësi apo nxënsit e klasës flasin 3. Përdorni zërin “6 inç” derisa punoni në grupe 4.Kur punoni në grup përdorni shprehjet “ju lutem”, “faleminderit”, vlerësoni njëri-tjetrin dhe përdorni mënyrë të mirë sjellje. 5. Mos harroni që vetëm një person flet në një kohë.
Klasa vend i të nxënit 1.Respektoni të tjerët – kur janëduke folur, dëgjo. 2. Ndiqni udhëzimet. 3. Sillni materialet/gjërat e kërkuara në klasë. 4. Qëndroni në ulësen tuaj kur bën zija për të hyrë mësimdhënësi 5. Ngrini dorën para se të flitni 6. Mos harroni rregullat që vendosëm për t’u larguar nga karrika juaj ose largimin nga klasa: Mirëmbani respekt dhe qetësi, mendo para se të veprosh, dhe minimizo pauzat/daljet nga klasa në procesin e të mësuarit. |
Tabela 1.3. Përforcimi itipareve të personalitetit | |
përkujdesi durimi drejtësia qytetaria respekti Karakteri besueshmëria përgjegjësia
|
korrekt moral besnik I vërtetë i ndershëm Ndershmëria faktik I hapur I besueshëm I sinqert I çiltër |
Për procedurat e përgjithshme në klasë ju mund të aplikoni gjeste apo simbole të thjeshta për të komunikuar mesazhe themelore në klasë. Disa shembuj:
Përforcimi i normave në mënyrë konsistente
Pavarësisht nga rregullat ose procedurat specifike të përcaktuara për sjelljen e përgjithshme në klasë, është e rëndësishme të ndiqni vazhdimisht dhe të forconi këto norma. Ju mund ta bëni këtë në mënyra të ndryshme. Këtu janë disa sugjerime specifike: