Një tjetër çelës për nxitjen e marrëdhënieve efektive me nxënësit është duke siguruar ndërveprime të barabarta dhe pozitive. Nxënësit që shohin se mësimdhënësit po bashkëveprojnë me ta në mënyra pozitive dhe se ata bashkëveprojnë me të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë ka më shumë të ngjarë të qasen në mësimnxënie me një qëndrim pozitiv.
Rekomandime praktike në klasë:
Janë tre strategji që mund të përdorni për të përcaktuar se ju po afroheni studentëve në mënyrë të barabartë:
- Gjestet dhe lëvizjet fizike
- Strategjitë e ndërveprimit pozitiv
- Reagime pozitive ndaj përgjigjeve të pasakta
Gjestet dhe lëvizjet fizike
Edhe pa folur mund të bësh shumë gjëra pozitive për të përcaktuar se të gjithë nxënësit janë të barabartë dhe të gjithë nxënësit janë të rëndësishëm për ju. Shumë prej këtyre sjelljeve u komunikojnë nxënësve se jeni të vetëdijshëm për gjithçka që po ndodh në klasë. Kjo bëhet përmes disa formave:
- Aprovimi i përgjigjeve përmes lëvizjes së kokës
- Lëvizjet përreth klasës
- Të shiquarit dhe të dëgjuarit me kujdes kryesisht nxënësit që japin përgjigje.
Strategjitë e ndërveprimit pozitiv
Përveç lëvizjeve themelore të trupit dhe gjesteve, një numër strategjishë specifike përcjellin një opinion të paanshmërisë tëk nxënësit:
- Atribuoni ide dhe komente për ata nxënës që u ofrojnë ato. Kjo praktikë përcjell respekt për mendimin dhe iniciativën individuale dhe inkurajon nxënësit të ofrojnë ide në të ardhmen. Për shembull, ju mund të thoni, “Dua të falënderoj Erisin, i cili sugjeroi që të flasim për këtë temë së bashku. “Ide e shkëlqyeshme, Agnesa”. Ose mund të thuash:“ Faleminderit për komentet e tua, Finesa”. Ju bëtë një punë të shkëlqyeshme për të përmbledhur pikat kryesore.
- Inkurajoni pjesëmarrjen e të gjithëve. Është e rëndësishme të inkurajoni çdo nxënës të marrë pjesë në diskutime në klasë – ata që zakonisht dëshirojnë të përgjigjen, si dhe ata që zakonisht nuk dëshirojnë.
- Siguroni “kohën e mjaftueshme të pritjes”. Një strategji që ka të bëjë me aktin e thjeshtë të të dëgjuarit është të sigurojë “kohën e duhur të pritjes” për nxënësit që t’u përgjigjen pyetjeve. Disa nxënës janë menjëherë të gatshëm për të marrë pjesë; të tjerët kanë nevojë për kohë për të menduar dhe reflektuar. Ndonjëherë mund të jetë e dobishme të siguroni kohë shtesë të pritjes edhe nëse një ose dy nxënës shpeshë ngrenë duart lart menjëherë. Për të inkurajuar nxënës të tjerë të marrin pjesë, thjesht mund të thuani, “Në rregull. Faleminderit, Bledi dhe Edina. Do t’i jap të gjithëve disa minuta për të menduar rreth kësaj, dhe pastaj do të kërkoj përsëri përgjigje “. Në këtë mënyrë mundësoni gjithpërfshirje në aktivitete klase, jo punë vetëm me dy-tre nxënës aktiv.
Reagime pozitive ndaj përgjigjeve të pasakta
Për t’u komunikuar nxënësve se përgjigjet e tyre në pyetje janë të mirëseardhura dhe të respektuara, duhet të shmangni sjellje të caktuara kur përgjigjet e tyre janë të pasakta:
- Mos u thuaj nxënësve që duhet të kenë ditur përgjigjen. Edhe nëse tashmë keni paraqitur informacionin në lidhje me një pyetje që keni bërë, përgjithësisht nuk është ide e mirë t’u tregoni nxënësve se duhet ta kenë ditur përgjigjen e një pyetje të dhënë. Duke reflektuar në këtë mënyrë, zhvendoset dëshira e nxënësve për të marrë pjesë në aktivitete dhe mund të ketë pasojën e paqëllimtë të turpërimit të tyre para të tjerëve.
- Mos injoroni përgjigjet. Kur nxënësit japin përgjigje, ata duhet të provojnë për të marrë pjesë në diskutim. Nëse menjëherë kërkoni një nxënësi tjetër të përgjigjet, pa e pranuar përpjekjen e nxënësit të mëparshëm, ju dërgoni mesazhin që vlerësoni vetëm përgjigjet e sakta.
- Shmangni komentet subjektive në lidhje me përgjigjet e pasakta. Apo shmangni komente të nxënësit për nxënësin në përgjigjet e pasakta.
- Mos lejoni komente negative nga studentë të tjerë. Asnjëherë mos lejoni që nxënësit e tjerë të komentojnë mbi cilësinë e përgjigjes së nxënësi, përveç nëse norma për komente të tilla është “vetëm komente pozitive”.
- Inkurajoni bashkëpunimin. Nëse disa nxënësi kanë dhënë përgjigje të pasakta, ju mund të falënderoni të gjithë për përgjigjet e tyre dhe pastaj të thoni, “Faleminderit të gjithëve për idetë. Ju jeni në rrugën e duhur. Na duhen disa përmirësime… Le të kalojmë disa minuta në grupe të vogla duke folur rreth kësaj pyetjeje.
- Përsëritni pyetjen. Nëse nxënësit po ofrojnë përgjigje të pasakta, një strategji tjetër e dobishme është të shtroni pyetjen për herë të dytë dhe të ofroni kohë që nxënësit të mendojnë përpara se të kërkoni përsëri përgjigje. Për shembull, meqë shumë nxënës nuk kanë njohuri të forta në terminologjinë shkencore, është praktikë e mirë të rivendosni pyetje duke përdorur një analogji ose një pyetje paralele që përfshin diçka që është e njohur për nxënësin. Nëse një mësimdhën bën një pyetje në lidhje me zemrën dhe nxënësi ka probleme me terma të tillë si venat, arteriet dhe kështu me radhë, mësimdhënësi mund ta krahasojë zemrën me një pompë uji. Ai gjithashtu mund të paraqes përmes diagraimit pjesët e një pomp uji dhe pastaj të mbivendosë pjesë të zemrës mbi pjesët e pompës.
- Lërini nxënësit të heqin dorë përkohësisht. Nëse një nxënës po jep një përgjigje dhe pastaj bëhet i hutuar, jepni nxënësit një mundësi. Për shembull, ju mund të thoni, “Në rregull, nuk ka problem. A doni të mendoni për këtë edhe më shumë dhe unë do të kthehem tek ju prap? “
- Falenderoni pjesëmarrjen e nxënësit. Mbi të gjitha, sigurohuni që të falënderoni çdo nxënës që provon t’i përgjigjet një pyetjeje, drejtë apo gabim, për iniciativën dhe gatishmërinë[1]. /ARTMESIMI.COM/
[1] Të gjithë artikujt me temën: “Menaxhimi efektiv i kalsës”, pjesa 1-12, janë përshtatur nga teksti: “A handbook for classroom management that works”, Grup autorësh,(2005).
Lexime:
290