Vështërsitë specifike në të nxënë-mësim
Llojet e zakonshme të vështirësive në të nxënë janë:
- disleksia (vështërsi në të lexuar),
- diskalkulia (vështërsitë matematike),
- disgrafia (vështërsitë në të shkruar),
- deficiti i procesimit auditiv,
- deficit i procesimit vizual,
- vështërsitë e të nxënit jo-verbal,
- deficiti i funsionimit ekzekutiv dhe çakordimi i vëmendjes/hiperaktiviteti, sipas (Zabeli, 2010; Salihu, 2009).
Në vijim po listojmë disa nga karakteristikat e secilës prej këtyre llojeve vështërsishë.
- Dyslexia-disleksia është term që asocion me vështërsitë specifike në të lexuar.
Karakteristikat më të shpeshta të nxënësve me këtë vështërsi janë:
- a) vështërsi në kuptimin e fonemave (aftësia për të manipuluar/identifikuar me tingujt në fjalë);
- b) përpunimi fonologjik (çrregullimet e artikulimit/ nyjëtimit; çrregullimet e ritmitm.th. çrrgullimet e raportit (të ritmit) kohësor që ekziston kur shqiptohen disa tinguj në fjalë ose fjalët në fjali (belbëzimi, një lloj rrënkimi gjatë të folurit, nxitimi gjatë të folurit); çrregullimet e zërit (çrregullimet e tejzave të zërit (dridhjet e parregullta dhe jo normale të tejzave të zërit), mosdallimi i tingujve hundore (nazal, m,n,nj) dhe tingujve gojorë (oral, tingujt tjerë të alfabetit tonë), zëvendësimi i tingujve (substituimi), lënia (mospërdorimi) e tingullit (omisioni), vështërsi në identifikimin e dallimeve të tingujve ku tejzat e zërit dridhen dhe ku nuk dridhen, siç janë: tingulli p (tejzat e zërit nuk dridhen) dhe tingulli b (tejzat e zërit dridhen), apo tinguj tjerë si : t-d, k-g, f-v, s-z, sh-zh.
- c) vështërsitë në dekodimin e fjalëve, rrjedhshmërisë, ritmit, germëzimit/shqiptimit dhe fjalorit (Smilka V., 1977).
- Dyscalculia-Diskalkulia është term që asocion me vështërsitë specifike në kuptimin e koncepteve të matematikës. Karakteristikat e zakonshme të nxënësve në këtë lloj vështërsie janë:
a) vështërsi në numërim dhe llogaritje, për shembull, fëmija nuk di të numroj paratatë, nuk e di se sa para duhet t’I kthejë shitësi, nuk di të llogaritë se kur është fundjava nëse sot është e hënë etj.;
b) vështërsi në matje, psh tregimi i kohës, vlerësimi i sasisë së objektit etj,;
c) problem me matematikën mendore apo strategjitë e zgjidhjes së problemeve matematikore, për shembull nuk mund të numëroj pa i përdorur gishtërinjtë, apo nuk di të numërojë se cili numër është paraprijës dhe cili është numri I radhës etj.;
d) probleme me përfaqësimin vizuel-hapësinor, të tillë nxënës nuk mund të bëjnë llogari pa ndihmën e lapsit, letrës dhe kalkulatorit.
- Dysgraphia- Disgrafia është termi që pasqyron vështërsitë specifike në të shkruar dhe nxënësit kanë disa karakteristika të përbashkëta:
a)shtërngimi i tepërt i lapsit dhe qëndrimi jo i drejte i trupit të fëmijës përgjatë të shkruarit;
b) lodhja e shpejt gjatë të shkruarit, duke iu shmangur të shkruarit dhe kryerjes së detyrave;
c) vështërsi në të shkruar brenda kufijve të caktuar;
d) vështërsi në organizimin e mendimeve në letër;
e) vështërsi në kuptimin e idesë tanimë të shkruar (Candace & H. Horoëitz, 2014).
- Deficiti i përpunimit auditiv, ndonëse nuk është përcaktuar si tip specifik i pa aftësive në të nxënë, është vështërsi në përpunimin e informacionit që zakonisht ndërlidhet me vështërsitë në të nxënë. Dobësitë për të marrë informacionin, përpunuar, rifituar dhe shprehur informacionin (procesi i komunikimit), shpesh shpjegojnë faktin se pse një nxënës ka probleme në të mësuar dhe performancë, që rezulton me frustrim, ulje vetëbesimi, tërheqje sociale. Për shembull, kur nxënësit i kuptohet të bëjë një detyrë të lehtë, ai mendon kohë të gjatë për ta bërë atë punim.
- Deficiti i përpunimit vizual është term që përshkraun vështërsinë e të kuptuarit dhe përdorurit të informacionit vizuel-pamor. Nëse I tregoni nxënësit një fletë a4, në të cilën është e vizatuar një pemë në të cilën qëndrojnë disa zogjë, nxënësi ka vështirësi t’I identifikoj ku janë zogjët, apo nëse I jepni të bëjë krahasime midis dy figurave të përafërta, ka vështirësi t’I gjejë dallimet. Pra këto mund të jenë disa ushtrime për t’i ndihmuar nxënësit në tejkalimin e kësaj vështirësie.
Pra, shprehet përmes: a) vështërsisë për të krahasuar tiparet e sendeve të ndryshme;
b) sekuenca vizuale (vështërsia për të dalluar rendin e tingujve në fjalë, fjalëve në fjali, imazheve apo simboleve. (Zabeli, 2010, fq.72);
c) mbyllja vizuale (vështërsia për të njohur objektin kur pjesa dërmuese e tij nuk duket);
d) marrëdhëniet hapsinore (vështërsia për të kuptuar raportet se si janë vendosur objektet në hapësirë).
- Komunikimi jo-verbal është proces i gjenerimit të emocioneve, ideve, mendimeve apo botëkuptimeve të ndryshme duke përdorur sjellje të ndryshme të trupit e të shkruara , e jo fjalë.
Format e komunikimit jo-verbal janë:
a) komunikimi taktil-shqisa të të prekurit (Calero,2005, fq. 8); b) fuqia e heshtjes kundrejt të folurit;
c) shprehjet e fytyrës, në këtë lloj komunikimi (Calero, 2005) identifikon:
1) Tekniken e Vlerësimit të Ndikimit të Fytyrës (Facial Affect Scoring Technique /FAST); dhe 2) Sistemin e Kodimit të Veprimit të Fytyrës (Facial Action Coding System /FACS), të cilat teknika përbëjnë një sistem të vlerësimit të vijave të fytyrës. Nxënës me këtë vështërsi kanë probleme në leximin e gjuhës së trupit, sygjerimeve, shenjave apo sinjaleve socio- akademike, sikunder shohin vërejnë vetëm një “imazh gjithëpërfshirës” në kontekst social dhe akademik.
- Deficiti i vëmendjes / hiperaktiviteti (AD / HD)[1] dhe çrregullimet e spektrit të autizmit (ASD) [2]. Termi ADHD, sipas (Ch. Chandler, 2010) karakterizohet me impulsivitet, mosvëmendje dhe hiparktivitet, apo ndonjërën prej tyre. Në trajtim personaliteti paraqet çrregullim në funksionimin optimal të trurit dhe është problem bio-psiko-social, që implikon qasje mjekësore, psikologjike, sociale dhe pedagogjike ndaj këtyre nxënësve.
Autizmi sipas (Jordan, 2002, cituar në Leëis & Norëich, 2005, fq.110) është gjendje mendore e cilësuar me vështërsi në komunikim dhe formimin e marrëdhënieve me të tjerët në aspektin e komunikimit dhe kuptimit të koncepteve abstrakte. Nxënës të tillë dallohen me vështërsi në :
a) kuptimin e marrëdhënieve socio-emocionale;
b) komunikimit dhe
c) stereotip sjelljesh.
- Fëmijët me aftësi të jashtëzakonshme-talentët, janë kategori fëmijësh të cilët kërkojnë kujdes të veçantë, fillimisht në identifikimin-zbulimin e tyre dhe nxjerrjen në pah nga nxënësit të ashtuquajtur “mesatar” pastaj përdorimi i etapës afirmuese apo akselerimin për ta (kalimin e klasave). Ata zakonisht kanë koeficient të lartë inteligjence si dhe posedojnë në shkallë të lartë ndonjërën nga inteligjencat e shumëfishta të Hoëard Gardner-it, sipas të cilit, planifikimi i mësimit duhet të bëhet jo në saje të teorive apo inovacioneve arsimore, por në bazë të nevojave të nxënësve. Kjo teori është e zhvilluar përtej tre stileve të njohura të të nxënit, stilit auditiv, vizuel dhe kinestetik. Pra fëmijët e tillë kanë aftësi të larta akademike, aftësi vetëmenaxhimi dhe psikomotorike (Brada, 1996).
- Diskrepanca vite/klasë është një element i rëndësishëm në momentumin e përcaktimit për vlerësim pedagogjik të fëmijës. Pra nëse nxënësi humb vitin shkollor dy apo tre vite radhazi, vjen në shprehje vlerësimi pedagogjik i nxënësit.
Dështimi në përvetësimin e rezultateve të të nxënit të fushave relevante të kurrikulit, sidomos të fushës së gjuhët dhe komunikimi, e cila përmban katër shkathtësitë themelore të të nxënit; të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, nëpër shkolla duhet të rezultojë në precesin e vlerësimit dhe trajtimit psikologjk dhe pedagogjik të fëmijës nga profesionistët.
Cilët janë fëmijë / nxënës të shëndetshëm në aspektin njohës? Lexojeni artikullin e radhës!
© Platforma edukative – artmesimi.com
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form ëithout the authorization of the Educational Platform – Artmësimi
[1] Attention deficit/hyperactivity disorder (AD/HD) – Deficiti i vëmendjes/çrregullimi i hiperaktivitetit.
[2] Autistic spectrum disorders – ASD – Çrregullimi i spektrit autistik.
Lexime:
1,672