Në vlerësimin e nxënësit nga mësimdhënësi ndikojnë disa faktorë, siç janë: përvoja e mësimdhënësit me nxënësin, dituria/njohja e atributeve të nxënësit, motivacioni i mësimdhënësit për vlerësim, si dhe gjendja emocionale e mësimdhënësit ndaj nxënësit që e vlerëson.
Vlerësimi objektiv i nxënësve
Përveq vlerësimit bazur në përceptim (subjektiv), mësimdhënësi aplikon në klasë disa mënyra, instrumente, metoda apo teknika vlerësimi, siç mund të jenë:
- Matjen e diturive, shkathtësive, qendrimeve dhe vlerave lidhur me lëndën (Rezultatet e të Nxënit të Lëndës, Rezultatet e të nxënit të Fushës, Rezultatet e të Nxënit të Kompetencave)
- Niveli i angazhimit të nxënsve në klasë
- Puna eksperimentale në kabinet apo kopsht
- Puna individuale
- Puna në grupe
- Kuize/Garë
- Punime artistike
- Seminare
- Debate
- Prezantime (p.sh. teknika loja me role)
- Gjithpërfshirja/Angazhimi i secilit nxënës
- Portfolio
- Evidentimi në ditarin personal me komente/nota për nivelin e arritjes së RNL, RNF, apo RNK.
- Komunikimi i rezultateve te nxënësi me komente konstruktive për të orientuar dhe motivuar përparimin e nxënësve.
- Komunikimi i rezultateve te prindi me komente konstruktive për të motivuar bashkëpunimin e prindërve. /ARTMESIMI.COM/
Lexime:
1,385