Zhvillimi emocional i fëmijëve
Studjuesi e konsiderojnë një proces vetëkontrolli në të cilin fëmijët mësojnë të vlerësojnë dhe menaxhojnë vetën si qenie njerëzore të aftë dhe vetëpërzgjedhës, suksesi i të cilëve vjen nga zbatimi i atributeve dhe fuqive të brendshme. Fëmijët të cilët kanë mirëqenie emocionale, më lehtë priren t’i plotësojnë hierarkinë e nevojave të (sipas Masloë) tyre për siguri, nevojat e përkatësisë dhe dashurisë, nevojat për vlerësim duke arritur kështu vetaktualizimin, apo përmbushjen e potencialit njerëzor. Zhvillimi personal/emocional[1] është proces në të cilin fëmijët mësojnë kush janë (vetë-koncepti), si ndihen për vetën (vetëvlerësimi) dhe si ndjehen për të tjerët.
Nëse kërkojmë nga fëmijët parashkollorë të përshkruajnë karakteristikat e tyre fizike, ata do ta përshkruajnë vetëm disa sosh, si për shembull, ngjyrën e flokëve, gjatësinë, peshën, ndërsa fëmijët e moshës së mesme,do të prezantojnë vetën në mënyrë më komplekse. Madje sipas studimeve, fëmijët janë në gjendje të identifikojnë dhe krahasojnë ngjashmëritë dhe dallimet më komplekse midis tyre dhe të tjerëve, diku në moshën 8, 9 vjeçe.
Është formulim i mendimeve të fëmijës për veten, që ndikojnë në personalitetet e tyre, marrëdhëniet, performancën akademike dhe mirëqenien e përgjithshme. Zakonisht fëmijët që ndihen mirë për veten (kanë vetëvlerësim të lartë), janë të orientuar drejt qëllimit dhe janë të suksesshëm në arritjen e dëshirave dhe nevojave të tyre.
Strategjitë e mirëqenies emocionale
Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të lumtur dhe në aspektin emocional të shëndetshëm. Andaj, identifikimi dhe vlerësimi i nevojave emovionale të tyre(fëmijëve), këshillat prindërore, ofrimi i modelit të mirë prindëror apo mësimdhënës (prindërimi pozitiv), i ndihmon ata të trajtojnë problemet dhe sfidat e jetës, duke bërë zgjidhje të qëlluëshme në jetë në mbështetje të nevojave të tyre emocionale.
Ne duam zhvillimin e atributeve të personalitetit tek fëmijët tanë (tipareve të karakterit,guximi, modestia, sinqeriteti, dashuria, dhembshuria, optimizmi etj.), ushtrimin e vetëkontrollit, zhvillimin e vetë-iniciativës së fëmijës etj. Prandaj për të arritur këtë mirëqenie emocionale/personale nga studiuesit propozohet që fëmijës duhet mësuar se si të:
Aktivitet Klase
Titulli: “Ne jemi unik”
Teknika : Ne jemi unik & Diagrami i Venit
Përshkrim lidhur me aktivitetin: Në këtë aktivitet, fëmijët do të identifikojnë ngjashmëritë dhe dallimet me fëmijët e tjerë të klasës.
Rezultatet e pritshme:
1. Fëmijët do të identifikojnë interesat dhe talentet e tyre të veçanta.
Materialet e nevojshme:
1. Diagrami i Venit për secilin fëmijë,
2.“Gjërat për mua/rreth meje”, fletë pune A4, për secilin fëmijë
Procedura:
Përgjigja: Është në tabelën 2, bazuar në të dhënat e vendosura në tabelë nga të përbashkëtat e nxënësve, konstatoni që asnjë nxënës në klasë nuk ka tërësisht identike “Gjërat rreth meje”, prandaj “Ne jemi unik”!
Tabela 1: “Gjërat rreth meje”
“Gjërat rreth meje”
1.Ngjyra e preferuar________________________ 2.Sporti i preferuar__________________________ 3.Lënda e preferuar_________________________ 4.Lënda jo e preferuar_______________________ 5.Ditëlindja________________________________ 6.Personaliteti i preferuar_____________________ 7.Sjellja e mirë, sipas jush___________________ 8.Ndjenjë e mirë ___________________________ 9.Ushqimi i preferuar________________________ 10.Unë kam_____________________motër/motra 11.Unë kam____________________ vëlla/vëllezër 12.Hobi im është__________________________. |
Grafiku 1. : “Gjërat rreth meje”
Në diagram vendosen gjërat e përbashkëta dhe dallimet midis dy nxënësve që e bëjnë aktivitetin në tandem.
Tabela 2: Gjërat e përbshkëta dhe dallimet midis nxënësve në tandem:
Emri i nxënësit (A): |
Emri i nxënësit(B): |
Numri i gjërave e përbashkëta midis dy nxënësve:4 (shembull) |
Dallimet midis dy nxënësve: 8 (shembull) |
Emri i nxënësit (C): |
Emri i nxënësit(D): |
Numri i gjërave e përbashkëta midis dy nxënësve: 3 (shembull) |
Dallimet midis dy nxënësve: 5 (shembull) |
…
Përshtatur nga: https://artmesimi.com/
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form without the authorization of the Educational Platform – Artmësimi.
[1] Në Kornizën Kurrikulare të Kosovës, 2016 kompetenca personale është njëra ndër gjashtë kompetencat themelore, synim i së cilës është formimi i individit të shëndetshëm edhe në aspektin emocional.