Zhvillimi fizik dhe shëndetësor i fëmijëve
Edukimi fizik dhe shëndetësor është proces në të cilin fëmija mëson se çfarë do të thotë të jetë në formë të mirë fizike, si të përdor informacionet, qëndrimet dhe aftësitë që ka zhvilluar për të bërë zgjedhje të shëndetshme në promovimin dhe mbajtjen e mirëqenies së tij fizike. Studjuesit dallojnë karakteristikat e mirëqenies fizike, aspektet që rrezikojnë shëndetin fizik dhe qasjet pozitive në zhvillim fizik.
Karakteristikat e fëmijëve të shëndetshëm fizikisht
Aspektet që kërcënojnë mirëqenien fizike dhe shëndetësore të fëmijëve
Qasjet e arritjes së mirëqenies fizike dhe shëndetësore
Sistemi shëndetësor dhe arsimor me qëndrim proaktiv në arritjen e mirëqenies fizike të fëmijëve, ndihmojnë fëmijët të bëjnë jetë të shëndetshme në mënyrë të vazhdueshme , përmes involvimit të mjekëve, mësuesve, prindërve, etj., në strategji të bazuara në nevojat e intervenimit/informimit të fëmijëve për kujdes fizik.
Andaj programet e këshillimit kanë ndikim pozitiv në ngritjen e mirëqenies fizike të fëmijës duke adresuar këto fusha të kujdesit fizik:
Kjo fushë fokusohet në edukimin e fëmijëve lidhur me disa aspekte biologjike të zhvillimit të njeriut, si : kuptimi i natyrës së gjinive, kujdesi për sistemin e tyre të trupit, gjë që bënë të kenë vetëbesim më të shtuar.
Ky dimension edukimi, këshillimi dhe rekomandimi, fokusohet në ndikimin e nutricionit-të ushqyerit në mirëqenien fizike dhe shëndetësore të fëmijës. Në këtë aspekt është i njohur “Katalogu/Udhëzuesi i Piramidës Ushqimore” : “Rekomandime për ushqyerjen e shëndetshme në Shqipëri”[4], përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata South-Eastern Europe Health Network, 2008, bazuar në hulumtimet e OBSH- së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), apo “Këshilla dhe receta për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve”, pulikuar nga SAVE THE CHILDREN (Tiranë.2017).[5]
Kjo fushë fokusohet në ndihmën e fëmijëve në parandalimin, vlerësimin, gjykimin dhe kontrollin e çdo forme, mjeti apo situate që sfidon shëndetin fizik të tyre.
© Platforma edukative – artmesimi.com
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form without the authorization of the Educational Platform – Artmësimi.
[1] Sistemin nervor qëndror e përbëjnë truri dhe palca kurrizore.
[2] Kalkulatori për PC: https://www.nhs.uk/live-well/healthy-weight/bmi-calculator/
Kalkulatori për Android (Google Play):https://play.google.com/store/apps/details?id=com.appovo.bmicalculator&hl=en_US&gl=US
3Human Imunodeficienty Virus-Virusi i mungesës së imunitetit të njeriut.
[4] http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/REKOMANDIME-P%C3%8BR-USHQYERJEN.pdf
[5] https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Healthy%20feeding%20for%20early%20ages%20children.pdf