Zhvillimi në karrierë i fëmijëve
Përvetësimi me sukses i kësaj fushe në procesin e edukimit të fëmijës është rezultat i përvetësimit të kompetencës[1] për jetë, punë dhe mjedis. Gjatë jetës së tyre fëmijët përjetojnë shumëllojshmëri përgjegjësishë, rolesh, mjedisesh, e që të gjitha këto kontribuojnë në zhvillim të identitetit të tyre. Sipas studjuesve zhvillimi në karrierë është një koncept gjithpërfshirës, i cili përfshinë fushat e edukimit fizik, emocional, social, kognitiv e akademik, për të ndihmuar fëmijët që të formojnë një botëkuptim për njohjen dhe kuptimin e vetes dhe përvetësojnë kompetencat e nevojshme të qenë të suksesshëm në jetë.
Kuptimi i zhvillimit në karrierë
Kuptimi i zhvillimit në karrierë fillon qysh në fëmijërinë e hershme kur fëmijët fillojnë të njohin veten dhe të tjerët, të zhvillojë ndjenjën e përkatësisë dhe kontributit të tij, për të siguruar një pozitë kuptimplote ( tregon veten) në shoqëri.
Mungesa e informimit dhe mirëorientimit të fëmijës në karrierë
Në vijim do të shpalosim disa fakte të cilat tregojnë rreziqet e dështimit në karrierë:
Zgjedhjet efektive për një karrierë të suksesshme
Duke relfektuar mbi atë që zhvillimi në karrierë nuk mund të ndahet nga zhvillimi i njeriut, qëllimi për kujdesin në karrierë të fëmijës është që dituritë e marra në shkollë t’i transmetojnë jashtë saj, në botën e punës. Për këtë, ndërgjegjësimi që fëmijët kanë për veten e tyre, bën që me kalimin e viteve në shkollë, fëmijët të vetëdijësohen se cilës punë apo profesion janë të aftë t’i kontribuojnë. Kjo nënkupton:
Në Kosovë është e njohur platforma e MASHT për orientim të nxënësve në karrierë- BUSULLA.COM[2] , e cila është mjaftë e dobishme sidomos për nxënës të klasave të IX, në përzgjedhje të profesionit apo shkollës së mesme të lartë.
Përshtatur nga: https://artmesimi.com/
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form without the authorization of the Educational Platform – Artmësimi.
_________________________________
[1] Bazuar në Kornizën Kurrikulare të Kosovës -2016 të MASHT- kompetenca është sistem koherent dhe i integruar i njohurive, shkathtësive dhe qëllimeve të aplikueshme dhe të transferueshme që u ndihmojnë fëmijëve për integritet në jetën sociale e akademike.
[2] https://busulla.com/