Zhvillimi njohës/kognitiv i fëmijëve
Psikologjia kognitive studion procesin e njohjes dhe ligjësitë e rrjedhës së tij. Për shembull çfarë ka kognitive në procesin e ndijimit dhe përceptimit?[1] Tek fëmijët procesi njohës iu nënshtrohet ndryshimeve sasiore dhe cilësore të mënyrës së të menduarit, mësuarit dhe të t’kuptuarit. Si e përvetëson fëmija botën që e rrethon, kur ka mirëqenie të fushës njohëse, kur dhe pse ka vështirësi njohëse dhe cilat janë strategjitë më të mira të ngritjes së rrezultateve në mësime? Për të kuptuar këto dhe shumë çështje tjera, lexoni këtë seri shkrimesh…
Vështirësitë e fushës njohëse
Sipas studjuesve, mungesën e aftësive njohëse apo vështirësitë e fushës njohëse (përpunimi i informacionit, aftësitë e të menduarit, përcaktimi i qëllimeve dhe vendimmarrja / zgjidhja e problemeve) fëmijët mund t’i shprehin përmes disa treguesve:
Përvetësimi i realitetit siç është dhe përgjigja ndaj sfidave të tij janë format më të mira për të mbrojtur mirëqenien dhe rikthyer brishtësinë e formimit kognitiv të fëmijës.
Burimi: https://artmesimi.com /
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form without the authorization of the Educational Platform – Artmësimi.
[1] Raporti i kognicioneve të ndijimit me kognicionet e përceptimit është raport i cilësisë dhe tërësisë.Te ndijimi përqëndrohemi në cilësi, te përceptimi përqendrohemi në tërësi. Ndijimi është proces pasiv përmes të cilit ngacmimet kapen nga receptorët dhe shndërrohen në impulse nervore. Receptorët ndijues janë struktura fizike në fund të sistemit nervor që ndikohen direkt nga ngacmimet e jashtme. Pra ndijimi është shndërrimi i ngacmuesve-stimujve të jashtëm në një kualitet psikologjik, si psh ngjyra, aromat, shija etj. Përceptimi është proces më aktiv, në të cilin informacioni ndijues përcillet përmes sistemit nervor në tru, ku organizohet dhe interpretohet (Matlin, 1998, sipas (Pettijohn, 1996, fq.115).Në përceptimin tonë rol të rëndësishëm luan: a) dituria jonë për objektin, për shembull kur përceptojmë shtëpinë ne apriori -paraprakisht dimë se çka dmth. të shohësh një shtëpi, e dimë çka është shtëpia çfarë domethënie ka, për çka shërben etj. Pra, vetëdija është e mëhershme por shoqërohet me informacionet kognitive të ndijimit, që na informon madje për detajet e saj, për ngjyrën , për formën, madhësinë e saj dhe ne e kompletojmë informacionin për një objekt siç është shtëpia; b) lidhja emocionale për objektin; c) përvoja paraprake lidhur me objektin; dhe d) motivacioni (Juniku, 2011, ligjëratë). Në psikologjinë kognitive janë të njohura disa teori, më të njohurat janë: Teoria e Piaget (trajton stadet e zhvillimit kognitiv të fëmijës) dhe Teoria e procesimit të informacionit (Marrjen e informacionit tek njeriu e krahason me kompjuterët; marrjen e informacionit, ruajtjen dhe përdorimin e tij për zgjidhje problemesh)