Zhvillimi social i fëmijëve
“Socializimi është proces në të cilin fëmijët mësojnë sjelljet që janë të përshtatshme për moshën, kulturën dhe gjininë e tyre”. Proces në të cilin fëmijët mësohen se si duhet të sjellen me të tjerët të përvetësojnë informacione, shprehi dhe qëndrime në marrëdhëniet shoqërore. Në këtë fushë është mjaftë e rëndësishme njohja sociale në mirëqenien sociale të fëmijës. Njohja sociale sipas studiuesve është aftësia e fëmijës për të kuptuar njerëzit dhe për të menduar për raportet shoqërore. Derisa fëmijët rriten dhe zhvillohen ata gradualisht mësohen të konkludojnë për mendimet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe të vlerësojnë nëse ata janë po aq të aftë ta bëjnë të njejtën gjë. Kjo i bën të aftë fëmijët në marrjen/arritjen e perspektives (përvetësimin e pozicioneve sociale), duke u mundësuar të kuptojnë veten dhe marrëdhëniet me të tjerët. Në këtë kontekst studiuesi Selman (1976, 1980) identifikoi pesë nivele të kuptimit të perspektivës sociale, prej moshës 4-12 vjeçe:
Niveli 0: Perspektiva-Pozita egocentrike (Nga lindja deri në moshën 6 vjeçe); Në këtë fazë fëmijët mendojnë që ndjenjat dhe mendimet e njerëzve të tjerë janë të ngjashme me të tyre.
Niveli 1: Perspektiva Subjektive (6-8 vjeç); Në këtë stad fillojnë të vetëdijësohen që ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve janë ndryshe nga të tyre. Për faktin që nuk mund të marrin në konsideratë pikëpamjet e tyre dhe të tjerëve në të njejtën kohë, dëshmon për nivelin e ulët të kuptimit të dallimeve. Sipas kuptimeve të popullit, në këtë fazë fëmija “nuk mund të hyjë nën lëkurën e tjetrit” .
Niveli 2: Perspektiva e Ndërsjellë – Reciproke (8-10 vjeç); Tani fëmija kupton që të tjerët kuptojnë rolin, gjendjen, pozitën e tij, sikundër që këta njohim rolin e tjetrit. Në këtë stad fëmija “hyn nën lëkurën e tjetrit”.
Niveli 3: Perspektiva e ndërsjellë- Dyanshme (10-12 vjeç); Në këtë stad të zhvillimit të njohjes sociale, fëmijët janë të aftë të kuptojë perspektiven e vetes dhe tjetrit, mirëpo janë të aftë të ndryshojnë në një perspektivë të tretë- neutrale, në varësi të situatës, pra ndërronjë/braktisin veten e tyre.
Niveli 4:Arritja e perspektivës shoqërore (adoleshent – të rriturit), vetëm në këtë stad individi zhvillon vetëdije shoqërore që merr në konsideratë dijet, vlerat, moralin, kur bën zgjiidhje sociale të rëndësishme për veten dhe të tjerët.
Nëse i trajtohen më kujdes këto nivele atëherë për prindërit, mësuesit, profesionistët, është më i lehtë identifikimi i fëmijevë që hasin vështirësi sociale dhe kështu trajtojnë apo adresojnë me kohë fëmijët e tyre.
Fëmijë të shëndetshëm në aspektin social
Fëmijët kanë nevojë të inicojnë dhe mbajnë shoqëri ndërvepruese me të tjerët, të kontribuojë vetes, familjes dhe shoqërisë sipas mundësive të tij. Sipas studjuesve, treguesit në vijim reflektojnë për mirëqenien e fëmijës në aspektin social.
Fëmijët e rrezikuar në aspektin social
Sipas studiuesve në këtë kategori hyjë fëmijët me status të ulët social (të pa shoqëruar), shoqërisht të pa dukshëm. Priren të jenë të tërhequr, të izoluar, të trembur, të pa arsyeshëm dhe pasiv. Zakonisht tregojnë shenja të depresionit, vetmisë, dështimit akademik, kanë vetë-perceptim negativ dhe një humbje të përgjithshme të kontrollit mbi botën e tyre sociale, ata shpesh janë viktima të ngacmim, bullizmit dhe përjashtimit social. Sipas studiuesve pasojat që përmbledhin vështirësitë sociale janë:
Përshtatur nga: https://artmesimi.com/
© Të gjita të drejtat e rezervuara. Nuk lejohet kopjimi, shpërndarja , riprodhimi në çfarëdo forme pa autorizimin e platformës edukative – Artmësimi.
© All rights reserved. It is not allowed to copy, distribute, reproduce in any form without the authorization of the Educational Platform – Artmësimi.